• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Një leksion falas që na dha kardiologu i pasur

February 14, 2021
in Blog
        
 

Nga Denis Dyrnjaja

Rasti i mjekut Edvin Prifti na nxorri në pah thelbin e qasjes sonë ndaj korruptimit. Justifikimi se është paga e ulët, ndaj merret ryshfet është vetëm një justifikim banal. Jo 1 mijë euro, por edhe 3 mijë edhe 5 mijë euro t’ua bësh rrogën mjekëve, ai që moralisht është lakmitar dhe i korruptuar do marrë sërish para.

Ai që ka karakter dhe sedër profesionale e personale, nuk do marrë sikurse nuk merr as sot me pagat qesharake.

Përvojat familjare shëndetësore edhe aktuale më kanë lidhur me shumë mjekë e shumë prej tyre janë me plot kuptimin e fjalës fisnikë dhe bëjnë me dinjitet profesionin. Ata meritojnë vetëm mirënjohje dhe bekimin tonë shpirtëror për dedikimin dhe dinjitetin profesional. Pjesa tjetër që bëjnë allishverishe me jetën, shëndetin dhe hallet e njerëzve janë profesionistë në punë, por delenxhinj si njerëz.

Tentativat për të na bërë edhe idiotë që lekët që iu gjetën mjekut në shtëpi nuk janë ato që u janë marrë njerëzve me stil, apo si dhuratë është shumë e shëmtuar, ndërsa tentativa për ta politizuar ngjarjen e rastin është edhe më banale dhe e tepërt. Nëse një mjek me dinjitet thotë shprehjen “në asnjë mënyrë” kur ndeshet me mitmarrjen ai është i vendosur dhe pozicionuar kundër interesit korruptiv.

Nëse një mjek thotë “po mos u shpenzo”, ai thjeshtë konfirmon dëshirën për të marrë ryshfetin. E gjitha pra ka të bëjë me qasjen dhe karakterin e çdo individi që për fat ka veshur bluzën e bardhë dhe ka në dorë shëndetin dhe jetët tona. Dallimi është i thjeshtë dhe i qartë kush do e bën kush do nuk e bën, sado nevojë të ketë për para.

Paga për mjekët duhet rritur sepse është dinjitet, por ajo nuk e ndal dot hajninë e individëve sado pagë e lartë të jetë. Ai që do të marrë ryshfet do marrë në çdo kohë e nga çdo kush. Mjek të bën profesioni, njeri dinjiteti. Këtë të dytën o ke, o se ke.


        
 
Next Post

Përgjegjësia ka emër: Vetëvendosje

“Je gruaja e atij që s’ka fituar asnjë betejë"! Aurelës "nule" në gramatikë i duket hero Luli: Sorry për ty, por s’e njeh, ka fituar beteja si askush tjetër në PD: Mundi Ramën, Ben "Afmetajn", a do më?

Bushati: “Njerëzit mund të bëhen vrasës”! Balluku i përgjigjet anal-istit: E turpshme, prononcim i tmerrshëm Mua nuk më rëndon që të qëndroj tek borëpastruesja

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In