• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Një ushtri moderne me parametrat e NATO-s! Dy reparte ushtarake marrin 271 mln euro investime ketë vit, 37% të buxhetit të mbrojtjes

11/09/2026
in Aktualitet
        
 

Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga buxheti i këtij viti, shumë kjo sa 37% e gjithë buxhetit të Mbrojtjes të vitit 2026, sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, Reparti Ushtarak 1001 ka një plan vjetor investimesh prej 6 miliardë lekësh, ndërsa Reparti Ushtarak 3001 ka në dispozicion 19.7 miliardë lekë.

Të dy strukturat nuk janë reparte të zakonshme. Reparti Ushtarak 1001 lidhet me Komandën e Forcës Tokësore, ndërsa Reparti Ushtarak 3001 me Komandën e Forcës Ajrore. Për këtë arsye, fondet e regjistruara në emër të tyre lidhen me kapacitete më të gjera ushtarake dhe jo vetëm me funksionimin e një reparti të vetëm.

LEXO EDHE:
Zjarret në vend, 10 familje evakuohen në Fier! Ushtria në terren me qindra efektivë dhe helikopterë, shuhet vatra në Zall-Herr (VIDEO)
Pesha kryesore i takon Repartit Ushtarak 3001, pra Komandës së Forcës Ajrore. Me një plan prej 19.7 miliardë lekësh, vetëm kjo strukturë përqendron fonde investimi sa rreth 28.5% e gjithë buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Reparti Ushtarak 1001, i lidhur me Komandën e Forcës Tokësore, ka një plan prej 6 miliardë lekësh, ose rreth 8.7% të buxhetit total të Ministrisë. Të marra së bashku, fondet e dy strukturave janë të barabarta me më shumë se një të tretën e buxhetit të Mbrojtjes.

82 mln euro të realizuara deri në korrik

Në shtatë muajt të vitit 2026, dy strukturat kanë realizuar së bashku 7 miliardë lekë (82 mln euro) investime.

Reparti Ushtarak 1001 ka shpenzuar 2.4 miliardë lekë, ose rreth 40% të planit të tij vjetor. Reparti Ushtarak 3001 ka realizuar 4.6 miliardë lekë, ose rreth 23.4% të fondit të planifikuar për gjithë vitin.

Në total, realizimi i investimeve te dy strukturave deri në fund të korrikut arrin në rreth 27.2% të planit vjetor, ndërsa mbeten ende rreth 18.7 miliardë lekë për t’u ekzekutuar në muajt e mbetur të vitit. Shpenzimet e realizuara deri në korrik nga dy repartet janë të barabarta me rreth 10.1% të gjithë buxhetit vjetor të Ministrisë së Mbrojtjes.

Fondet e Mbrojtjes u rriten me 107 milionë euro në mes të vitit

Përqendrimi i lartë i investimeve te Forca Tokësore dhe Forca Ajrore vjen në një vit kur buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është rritur ndjeshëm krahasuar me planifikimin fillestar.

Fondet totale të Ministrisë janë rritur nga rreth 58.95 miliardë lekë në 69.23 miliardë lekë, me një shtesë prej 10.29 miliardë lekësh, ose 17.4% gjatë ndryshimeve të mes vitit që u bënë në buxhet.

Rritja më e madhe është orientuar drejt programit “Forcat e Luftimit”, financimi i të cilit është zgjeruar nga 31.39 miliardë lekë në rreth 40.4 miliardë lekë, ose me më shumë se 9 miliardë lekë.

Rreth 88% e të gjithë shtesës buxhetore të Ministrisë së Mbrojtjes është përqendruar pikërisht në këtë program. Kjo strukturë e shpenzimeve tregon se prioriteti i buxhetit të rishikuar për vitin 2026 është zhvendosur drejt forcimit të kapaciteteve luftarake dhe investimeve në pajisje, teknologji, infrastrukturë dhe gatishmëri operacionale./ Monitor


        
 
Next Post

Shteti i leshit dhe Republika e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve

Serbia e nisi luftën! "Zgjodhëm të keqen më të vogël për Kosovën"! Hashim Thaçi: Rama më ka vizituar disa herë, i jam mirënjohës nga zemra

11 Shtatori, 25 vjet nga sulmet terroriste në SHBA që ndryshuan botën

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved