Ndërkohë që ka kaluar një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019, Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet për 10 zyrtarë të Bashkisë së Krujës.
10 zyrtarët e Bashkisë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, akuzohen për “Falsifikim dokumentesh”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të formularëve dhe stampave”. Këto hetime kanë nisur pas dëmtimeve që pësoi shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë, nga tërmeti me magnitudë M6.4.
Objekti për të cilin Prokuroria e Krujës ka nisur hetimet, është marrë në dorëzim dhe restauruar nga Bashkia e Krujës pas tërmetit. Zyrtarët e vënë nën hetim janë projektues, mbikëqyrës, kolaudatorë, administratorë dhe funksionarë të bashkisë Krujë.