• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Njeriu që rrëzoi bustin e diktatorit: Për një karrige po hahen çakejtë me njëri-tjetrin

February 20, 2019
in Aktualitet, Dosja X
        
 

28 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha, shqiptarët vazhdojnë të enden midis nevojës për të krijuar një lidership të besuar e më pas, të zhgënjyer, kërkojnë largimin e tij. Rrëzimi i bustit të diktatorit nis nga greva e urisë e ndërmarrë nga qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

Astrit Hatellari: “Kam qenë tek studentet tre ditë rresht, biles kisha marrë edhe ushqime me vete”.

Banorët e kryeqytetit dhe mijëra që u bashkuan prej qendrave kryesore të Shqipërisë në grevën e studentëve, nuk as nuk e kishin idenë se çfarë mund të ndodhte realisht

Astrit Hatellari: Të gjithë u turrëm. Pati një shkëmbim force me policinë dhe me ujë. Hymë në kryeministri e Bllok.

Turma afrohej drejt sheshit të “Skënderbej”, në drejtim të veprimeve ende të panjohura, por me dëshirën dhe ëndrrën e brendshme se kishte ardhur fundi

Astrit Hatellari: Isha në vijën e parë me shumë të tjerë. Ndërmarrjet e Tiranës ishin të gjithë me studentët. Dikush duhet të paguaj që të fitojnë të tjerët.

Frika dhe pasiguria për jetën ishin aty, duke mbërthyer ëdo njeri që shkelte mbi pllakat e sheshit e përreth tij, por me sa duket, askush nuk kishte më asgjë për të humbur..

Astrit Hatellari: Tek bashkia ka pas mitraloz, tek Pallati i Kulturës ka pasur prapë. Tek Banka ka pasur snajpera. Nuk na bënin përshtypje. Nuk i shihnim për herë të parë këto gjëra”.

Revolta nuk pati nevojë për burra të fortë, as për udhëheqës, por veç për kurajën qytetare, mbështetjen dhe solidaritetin ndaj një të përbashkëte: luftën kundër një pushteti dhunues e shtypës.

Astrit Hatellari: Ka pasur më tepër femra në shesh se sa meshkuj. Shumë meshkuj që sot hiqen si burra nuk kanë qenë as gra”.

Por si ndikoi në psikologjinë e protestuesve të asaj kohe, mbështetja e uniformave blu?

Astrit Hatellari: Policia ka qenë agresive. Dikush erdhi me pistoletë për të vrarë. Njerëzit nuk e lanë. Më ra rasti mua për të qenë sipër bustit.

Rrëzimi i bustit shënoi e rënien e sistemit komunist në Shqipëri. Për rrjedhojë shkëputjen nga e shkuara dhe fillimin e një “epoke” të re për Shqipërinë, atë të demokracisë, ku ende sot pas 28 vjetësh, shqiptarët vazhdojnë të duan të ikin, vazhdojnë të tradhtohen në besimin që u japin qeverive.

Astrit Hatellari: Ata që ishin në pushtet donin të vrisnin gjithë popullin por e kuptuan se do vriteshin vet. E kuptuam në mbrapa. Po e shkatërrojnë këtë popull. Asnjëri nuk ka marrë pjesë në hedhjen e këtij momenti në hije. Për një karrige po hahen çakejtë me njëri-tjetrin dhe populli laraman po i vjen mbrapa. /Ora News.tv/


        
 
Next Post

Horoskopi ditor, e mërkurë 20 shkurt 2019

Çfarë i di "Salijarani" i mesazheve Ngjelës, që avokati heshti kur ai e kërcënoi: “Mos ma trash zërin”, “Flet si me dele e dhi”

Skandali me tenderat/ Trimërohet Petriti pa pupla, injoron Prokurorinë dhe nuk shkon të jap sqarim

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In