Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama ka dhënë një deklaratë sot mbi teknologjitë e reja dhe mediat sociale. Obama ka thënë se mediat sociale po shkatërrojnë shoqërinë dhe rrezikojnë të forcojnë pabarazitë dhe të tejkalojnë vlerat e përbashkëta.
”Njerëzit shpesh nuk e dinë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është dhe çfarë të besojnë. Nëse shihni Fox, ju jetoni në një realitet tjetër nga ajo që lexoni në ‘Neë York Times’ dhe kjo nuk bën mirë”, deklaroi ai.
Ish-presidenti amerikan theksoi se ndryshimi i klimës është shqetësimi i tij më i madh për gjeneratat e reja.
”Nuk duhet të demonizojmë internetin dhe teknologjinë e lartë, por shpesh herë ato bëhen shkatërruese dhe të rrezikshme”, tha ai, duke kujtuar se si web-i shpesh shndërrohet në një mjet për të përcjellë homofobinë, racizmin dhe seksizmin.