• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Nuk janë 6 milionë dollarë, por shumë më tepër – dhe nuk janë për Berishën, por për fëmijët

30/04/2025
in Blog
        
 

Nga Mero Baze

Në Partinë Demokratike ka një gatishmëri shumë më të madhe sesa vetë Sali Berisha për të mbrojtur kontratën 6-milionë dollarëshe për pastrimin e figurës së tij, të akuzuar për korrupsion dhe minim të demokracisë në SHBA.

Dhjetëra figura të PD-së, që nga ata që mezi prisnin të hynin në lista e deri te të tjerë më të heshtur, janë gati të “thyejnë” edhe urdhrin e Berishës për të mos debatuar mbi kontratën, vetëm për të treguar se janë dakord – madje se 6 milionë dollarë janë “pak” për të pastruar figurën e tij.

Por arsyeja e këtij mobilizimi nuk është Berisha.

Nëse bëhej fjalë vetëm për të, ndoshta nuk do të kishte një përfshirje kaq të madhe.

Arsyeja e vërtetë janë fëmijët e Berishës.

Duke parë që tentativa e Berishës me 6 milionë dollarë mund të ketë sukses, shumë brenda PD-së shohin rrezikun e trashëgimisë së partisë te fëmijët e tij, që aktualisht janë po ashtu “non grata”.

Heqja e kësaj barre nga Shkëlzen dhe Argita Berisha është shumë më ndikuese për të ardhmen e PD-së, sesa heqja e “non gratës” për vetë Berishën.

Nëse u hiqet “non grata” fëmijëve, të gjithë në PD kthejnë sytë nga kryetari i ardhshëm real i partisë – që nuk do të jetë më Berisha, por financuesit aktualë të kësaj fushate të kushtueshme.

Të gjithë janë të vetëdijshëm se milionat e Shkëlzen Berishës janë ato që po hidhen për të pastruar emrin e familjes, dhe nuk bëhet fjalë për një kontratë të vetme prej 6 milionë dollarësh.

Në fakt, bëhet fjalë për të paktën tre kontrata: Kontrata për lobimin fillestar prej 6 milionë dollarësh, një kontratë tjetër ende e padeklaruar, për një avokat që do të merret me çështjet ligjore të Berishës në SHBA, për të ciln thuhet se pagesa do caktohet me një kontratë tjetër, si dhe një kontratë e tretë me Chris LaCivita-n, që ende nuk është bërë publike.

Pra, nuk bëhet fjalë për 6 milionë dollarë, por për shumë më tepër.

Për më tepër, paratë nuk janë të Berishës personalisht, por të Shkëlzenit dhe Argitës, të cilët po investojnë për të pastruar emrin e familjes që të kenë mundësi të trashëgojnë politikisht Partinë Demokratike. Ështe përulje ndaj padroneve të ardhshëm, pasi nuk e diskutojnë që ata kanë pronësinë.

Në këtë skemë, i ashtuquajturi fondacion “MAGA”, i themeluar në shtëpinë e një elektriçisti nga Tropoja, është thjesht një formalitet që në të ardhmen mund t’u hapë më shumë probleme sesa u zgjidh ndonjë gjë.

Në realitet, transferimet mes familjes Berisha dhe Nuredin Secit janë thuajse të sigurta si marrëdhënie “clearing”-u me investimet që familja Berisha ka në ndërtim në Shqipëri.

Shkëlzen Berisha, përmes “proxy”-ve të tij në Tiranë, ka aktualisht mbi 60 leje ndërtimi aktive, në bregdet dhe Tiranë. Treshja e ndërtuesve që vepron për llogari të tij është e legalizuar në të gjithë Shqipërinë.

Mos u çudisni nëse në të ardhmen, pjesëtarë të “Fondacionit Patriotik” do të shfaqen si pronarë kullash apo resortesh në bregdet, për të kompensuar shpenzimet e lobimit.

Dhe pikërisht sepse janë fëmijët dhe jo vetë Berisha në qendër të kësaj skeme, gjithë PD-ja dhe gjithë gazetarët që mbrojnë Berishën janë sot shumë më agresivë sesa vetë ai për të mbrojtur këtë skandal juridik, politik dhe moral – sepse janë, në të vërtetë, në listat e pagesave të fëmijëve të tij.

Kjo është arsyeja pse shumë zyrtarë të PD-së apo gazetarë pranë Berishës nuk “respektojnë” urdhrin e tij për të mos folur për kontratën.

Ata tashmë janë bindur se nuk bëhet fjalë për hallin e Berishës, por për investimin e Shkëlzenit në të ardhmen e Partisë Demokratike dhe jo thjeshtë për Berishën që është e “shkuara” e PD.


        
 
Next Post

Kontrata 6 milionë dollarë e lobimit të PD në SHBA, Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati

Pyetet se kush duhet të jetë Papa i ri, Trump: Do të doja të isha unë!

Lobimi 6 mln dollarë i PD, avokati Romeo Kara : Skandal, kontrata më e shtrenjtë, SPAK të veprojë! Ish deputeti i PD Haklaj: Ato janë lekë oligarkësh, jo të Nuredin Secit

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved