Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Seanca do të mbahet më 26 qershor, ditën e premte.
Mësohet se gjyqtari Dhimitër Lara kërkoi të njihet me aktet e dosjes, ndaj edhe u shty vendimi. Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite b.urg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.
Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite bur.g për Tahirin për 3 vepra penale “t.rafikim i n.arkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar k.riminal, “kryerja e veprave penale nga organizata k.riminale”, “grup i strukturuar k.riminal”.
Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan d.ënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.