Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje të mrekullueshme nga qendra e re turistike e Vermoshit e rilindur falë ndërhyrjes së qeverisë që ai drejton.
Godina të shkatërruara të kohës së komunizmit janë rikonstruktuara duke nxitur më tej turizmin malor në këtë zonë piktoreske në vendin tonë.
“MIRËMËNGJES
dhe me Qendrën e Re Turistike të Vermoshit, që pas Valbonës është e dyta në zinxhirin e ri të bujtinave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të nxitur më tej zhvillimin e turizmit malor, duke rilindur në këtë rast godina të shkatërruara shtetërore të kohës së komunizmit, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.