• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Nuk u ngopët ju o “ish-brekëgrisur”! Mjeku i njohur u përgjigjet “qënërisë” së SHQUP-it për viktimat e COVID-19

November 22, 2020
in Blog
        
 

Në një shënim në rrjetet sociale, mjeku u njohur Tritan Kalo ka reaguar ashpër ndaj politikës, e në veçanti ndaj opozitës, pas akuzave për fshehjen e numrit të viktimave.

Kalo mohon akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha për fshehje të numrit të të vdekurve nga COVID 19, ndërsa thotë se problemi më i madh sot i sistemit shëndetësor publik është politizimi i tejskajshëm duke rrënuar profesionalizmin.

Ai i quan politikanët e sotëm “ish-brekëgrisur” që nuk ngopen me vjedhje, ndërsa nuk lë pa kritikuar dhe qeverinë. Kalo shton se asnjë politik nuk mund të hedhë baltë ndaj profesionit të nderuar të mjekut.

SHKRIMI I PLOTË I TRITAN KALOS:

KOHË KOVIDIANE….22.11.2020….”PORDHITIKA” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmëndjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike….Fillimisht mjekët dhe personeli mjeksor u akzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si ”fshehës të numurit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, POR pa haruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për ti mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike…..

KRIMI më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj, dhe vendosjen e militantëve mediokër në menaxhimin e këtij sektori jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit dhe të vetë KOMBIT SHQIPTAR…. LARG duart tuaja të politizuara e të kleptokratizuara ekstremisht prej SHËNDETSISË sonë…..

GJITHKUSH prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojëshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij….MIRËKUJDESIN për shëndetin e tyre NUKU e ofron “pulitika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”, POR vetëm e vetëm BESIMI në Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin e PERSONELIT të Shëndetësisë sonë….QËNËRINË tuaj për poste politike dhe PUSH-SHTET që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për t’a ndërsyer atë ndaj NESH….NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithshka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..

Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit….NË DARKË përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë DITËS si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….

KURRË të mos harroni se: 1- BARDHËSIA e MISIONIT të një MANTELBARDHI nuk ka qënë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se 2- MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetsor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infaksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….TOGETHER FOREVER!!!


        
 
Next Post

Rekord i zi në Greqi/ Regjistrohen 108 viktima nga Covid-19 në 24 orë

Opozitar apo sharlatan të pa cipë?! Moni akuzon qeverinë për rritjen numrit të jetëve të humbura nga Covid-19 për panik! "Magazinieri" i morgut Luli: Rama po fsheh numrin e pacientëve që humbin jetën nga Covid-19

Fshehja e numrit të viktimave?! Fuga ironizon Bashën: I ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In