Nga Av. Romeo Kara
O Lul o i perkedheluri i fatit! Nderkombetaret nuk mbeshtesin kriza politike dhe destabilitetin si faktor te nderrimit te pushtetit.
Luajte bllofin, ashtu si t’a kerkoi Berisha dhe humbe.
Mendove se do imponoheshe me kercenimet per destabilitetin e vendit, por pikerisht per kete arsye t’i vune te dy kembet ne nje kepuce.
Nese do te beje pazar perseri me Ramen si ne 2017, Shqiperia do humbte betejen me ligjin dhe sundimi i ligjit do zevendesohej perfundimisht nga pazari politik.
Keto zgjedhje edhe pse lokale, i bere ti qe te konsiderohen si sfide per sundimin e ligjit dhe stabilitetit politik, dhe e more mire pergjigjen: nuk e djegim Shqiperine për ty, Saliun dhe Ilirin.
As lider nuk u bere, as kengetar nuk qullose gje, dhe bilancin e ke me teper se negativ.
Suksesin si lider do t’a tregoje nese partine qe drejton do t’a beje me te forte, me më shume pushtet dhe nje alternative serioze per te ardhmen.
Jo vetem qe i hoqe tullen e fundit partise, kuptohet se t’a kerkoi Saliu, por me dhunen dhe djegiet qe nxite, e largove perjetesisht kthimin ne pushtet.
Tentove te krijosh nje percarje dhe nje shtet paralel, dhe kjo te vuri damken e nje lideri regresiv, brenda dhe jashte vendit.
Tentove të ndaloje me dhune procesin e votimeve, dhe ata nderkombetare qe ti i konteston sot, ne 1991, kur takoheshin me ne, per te na dhene pervojen e tyre, na porosisnin: eshte detyra juaj t’i bindni njerezit per te votuar sepse:
1. Vota eshte nje e drejte kushtetuese, dhe privilegj qe i perket nje njeriu te lire, qe ka mbushur të gjitha kushtet ligjore për të votuar.
2. Votimi eshte mjeti i duhur per te bere të gjitha ndryshimet.
3. Votimi eshte i vetmi akt qe i perket teresisht popullit.
4. Gjithkush qe ka nje ze, dhe deshiron te degjohet, voton.
5. Votimi eshte mundesia e vetme per të zgjedhur qeverine qe duam dhe pushtetaret qe duam.
6. Votimi eshte nje akt i pergjegjshem dhe i vullnetshem i cili nuk duhet ndikuar nga askush.
7. Cdo vote ka vleren e saj, dhe historia ka provuar se fatet e shume vendeve dhe ngjarjeve jane vendosur nga diferenca e nje ose dy votave. Pra, edhe vetem nje njeri me voten e tij mund të sjelle ndryshimin.
8. Askush nuk mund të votoje ne interes te nje personi, grupi apo shtrese, nese kete gje nuk e bejne vete ata.
Te mos votosh, do te thote se me vetedije ke braktisur fatin tend.
Ti Lul e braktise me vetedije fatin tend, duke dale nga korniza ligjore, sepse mendove se do te te dilte më mire hesapi, duke luajtur me karten e destabilizimit.
Miqte e tu dhe te mi, kane me teper se nje vit e gjysem qe i kane degjuar ato pergjime ne zyren tende, gje qe tregon se i ke ruajtur i qete me vetedije per ti perdorur pikerisht perpara zgjedhjeve.
Nese ti, do kishe realisht hallin e zgjedhjeve, ato pergjime do ti kishe bere publike shume me perpara, se e ke pasur plotesisht ate mundesi, dhe sensibilizimi do t’a bente patjeter punen e vete.
Por jo, ti prite dhe i zbraze ne prag te zgjedhjeve, me qellimin e vetem te destabilizimit te vendit.
Luajte bllofin dhe humbe.
Prano humbjen, zbythu sa je ne kohe, se nuk eshte cudi qe te t’a ngrene cadren brenda PD.
Plani per te shmangur Saliun nga ballafaqimi me drejtesine deshtoi dhe kete deshtim do t’a paguash ti i pari.
Iliri po pret, te te zevendesoje dhe ti kete e di qe nga 2017.