• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

O palaço, s’të vjen turp”! Dy të sharlatan të Lapajt fyejnë dhe kërcënojnë Avokatin e Popullit teksa ishte në kafe me prindërit! Policia hesht, asnjë masë per autorin Mevlan Mata

02/11/2026
in Aktualitet, Kronike
        
 

Dy të rinj kanë sulmuar dhe fyer verbalisht Avokatin e Popullit, Endrit Shabani, teksa ky i fundit ndodhej në një kafene duke pirë kafe me prindërit e tij.

Në pamjet e publikuara dëgjohen të rinjtë duke e ofenduar Shabanin, ndërsa i drejtohen me fjalët: “O palaço, s’të vjen turp” dhe “Je tradhtar, e meriton”.

I riu: O palaço i vogël, s’të vjen turp.

Endri Shabani: Po bën video për Facebook, jam me prindërit këtu.

I riu: S’të vjen turp, je tradhtar, e meriton, je tradhtar.

Pas kësaj videoje që qarkullon në rrjete sociale, Avokati i Popullit, Endrit Shabani, ka reaguar duke pretenduar se është sulmuar verbalisht nga një aktivist i Partisë “Shqipëria Bëhet”, ndërsa ndodhej në një lokal duke pirë kafe me prindërit e tij.

Në reagimin e tij publik, Shabani bën me dije se personin që iu afrua dhe e filmoi e njeh që nga koha e gjimnazit. Ai identifikon si autor të veprimit Mevlan Matën, të cilin e cilëson si aktivist të së njëjtës parti.

Shabani e lidh incidentin me një debat të nisur një ditë më parë, pas publikimit të një videoje ku ai përshëndeste dy deputetë.

“Dje kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet më sulmoi sërish (prej një viti tashmë), duke manipuluar një video ku përshëndesja dy deputetë. Si Avokat i Popullit raportoj çdo muaj në Kuvend dhe kam detyrim institucional të bashkëpunoj me të gjithë deputetët, pa dallim partie.

Por edhe më parë, nuk kam besuar kurrë se kundërshtari duhet trajtuar si armik, aq sa mos i japësh dorën. Jam i bindur se edhe Adriatiku, i cili ka dalë vetë në video duke qeshur me të njëjtët deputetë, e di mirë këtë.

Sot, Mevlan Mata, aktivist i së njëjtës parti, erdhi me kameraman poshtë pallatit ku jetoj, për të më filmuar duke më fyer, ndërsa pija kafe me prindërit e mi. Mevlanin e njoh që në shkollë të mesme dhe më vjen keq që i duhet të japë shenja të tilla besnikërie ndaj partisë.

Kritikën ndaj meje e pranoj, për sa kohë kam zgjedhur një detyrë publike. Por prindërit e mi të moshuar nuk e meritojnë të përfshihen në skena të tilla, sepse nuk janë pjesë e asnjë debati politik dhe nuk kanë asnjë përgjegjësi publike. Besoj fort që shtëpia dhe familja e çdo shqiptari duhet të mbeten të paprekshme, prandaj ky kufi nuk duhet kapërcyer”, ka reaguar ai.


        
 
Next Post

Skandal pas Topit të Artë! Rrjetet sociale sulmojnë gruan e Harry Kane: Shpërthen reagimi nga bota e futbollit

Kaos me sistemin VAR në Serie A! Venezias i anulohet penalltia: Fraza seksiste ndaj arbitres italiane

Eksperti francez David Colon: Aktorë të huaj duan të minojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së! Përdoren llogari false dhe influencues të paguar

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved