Ilir Meta nëpërmjet një videoje që ka postuar në facebook na ka treguar se ditën e ka mbyllur duke luajtur futboll në bregdet.
Në video shihet se presidenti është shumë i përkushtuar në lojë dhe mundohet të pasojë sa më mirë topin tek shokët e skuadrës, të cilëve u siguroi një gol, duke promovuar në këtë mënyrë edhe frymën e ekipit pasi thotë se është mirë kur shënojnë edhe shokët.
Kreu i Shtetit bën me dije se në këtë lojë është ftuar nga djemtë e Shën Pjetrit ne Lalz, të cilët edhe i ka falënderuar. Megjithese si kalamaj qe jane dhe e “tejkalonin” me fjalor sa here humbisnin ndonje top apo ia kalonin mes kembeve.
“Është mirë kur shënon vetë, por edhe më mirë kur shënojnë shokët.
Faleminderit çunave të Shën Pjetrit që me ftesën e tyre ma mbyllën këtë fundjavë me energji pozitive”, shkruan Presidenti.