Një valë e dytë e koronavirusit mund të shkaktojë viktima aq sa ka shkaktuar Gripi Spanjoll. Kështu ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Ndihmës drejtori i Iniciativave Strategjike në këtë organizatë, Ranieri Guerra, është shprehur se Covid-19 është i ngjashëm me gripin e viteve 1918-1920 dhe nëse rikthehet në shtator do të ketë me mijëra të vdekur.
“Krahasimi që po bëjmë është me gripin spanjoll që është zhvilluar ekzaktësisht si Covidi. U dobësua në verë dhe u rikthye ashpërsisht në shtator dhe tetor, duke shkaktuar 50 milionë viktima gjatë valës së dytë”- tha Guerra.
Po ashtu Guerra është shprehur se ‘arma’ e vetme që kemi për të përballur një valë të dytë është vaksinimi kundër gripit.