• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

OFL drejt përfundimit, 589 subjekte deklaruan pasurinë, vijojnë hetimet për formularët e dërguar në prokurori

December 29, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Operacionit Forca e Ligjit po i mbarojnë ditët pasi zyrtarisht, skadon më datë 31 dhjetor. Në këtë ditë është parashikuar edhe për fundin e dërgimit të formularëve për deklarimin e pasurisë nga eksponentë të krimit.

Me mbylljen e OFL mbaron edhe puna për hetimin e pasurive të personave të dënuar brenda dhe jashtë Shqipërisë nga ana e Policisë, por që nuk do të ketë mbyllje të hetimeve për formularët e dërguar në Prokurori dhe Gjykata e Posaçme.

Në datën 16 dhjetor, Operacioni Forca e Ligjit ka dërguar formularët e fundit, ndërsa në total këtë formular për deklarimin e pasurive e kanë marrë 589 persona të dënuar, ose subjekte me të shkuar kriminale. Po ashtu për shkak të pandemisë, OFL u detyrua që të ndërpresë punën për disa muaj, ndërsa kjo bëri që Ministria e Brendshme të kërkojë një akt tjetër normativ për të shtyrë afatin e punës.

Ajo që është bërë e qartë, është se nëse qeveria vendos një akt të ri normativ për të shtyrë afatin e OFL, nuk do të ketë shtim të personave, por vetëm atyre që për arsye të ndryshme ende nuk u është dërguar formulari për deklarim pasurie. Deri më 5 nëntor të vitit 2020 SPAK ka marrë në dorëzim 192 kërkesa për hetim pasurie, pasi pjesa më e madhe e tyre e kanë justifikuar pasurinë brenda 48 orëve, siç parashikohet edhe në ligj.

Po ashtu SPAK më herët kërkoi që formularët e OFL të trajtohen edhe në prokuroritë e rretheve, kjo për shkak se organi i posaçëm i akuzës nuk përballon dot fluksin e tyre. Sipas ligjit pasuritë e sekuestruara priten të kthehen në objekte sociale si kopshte, çerdhe, shkolla apo rajone policie.

Gjatë veprimtarisë së saj OFL ka sekuestruar një sërë objektesh ku i pari ishte resorti Golden i Hajrave në Shijak. Edhe pse OFL ka shënjestruar subjektet me të shkuar kriminale, shumë prej tyre kanë kaluar sprovën e pasurisë në SPAK apo në dyert e gjykatave.

Rasti konkret është pasuria e Lulzim Berishës, ku OFL kërkoi mbi 20 prona të tij, por që u liruan dhe iu kthyen sërish me argumentin se ky individ i ka justifikuar. Prej nisjes së operacionit forca e ligjit më 31 janar 2020 rreth 600 formularë vetëdeklarimi pasurie u janë dërguar eksponentëve të botës së krimit nga të cilat 190 pasuri i kanë kaluar SPAK.


        
 
Next Post

“Një përballje e ashpër”! Përplasjet Rama-Meta për çështjen e detit qesharak, mediat greke: Dekreti nuk ka të bëjë fare me demarkacionin me Shqiprinë!

Kreshnik Spahiu flet për goditjen e fortë që ka marrë Meta-Kryemadhi: Ju tregoj politikanin që mbështesin ndërkombëtarët

Manjani pa kolibi me probleme nga Covid-19! Fyen pa asnjë tagër ONM, zonjën Calavera, Sorecën dhe Juri Kim: Palaço ekspertë! Të paktë të qepin halet se na e shpifën!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In