• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

OMONIA e shqetësuar për zhvillimet e opozitës: Dule të ripërcaktojë raportet politike

September 17, 2018
in Aktualitet, Debat
        
 

Një ditë pasi PDIU zyrtarizoi koalicionin me PD, organizata e minoritetit grek, OMONIA i ka kërkuar kreut të PBDNJ, Vangjel Dule që të ripërcaktojë raportet politike pas zhvillimeve të fundit politike brenda koalicionit opozitar.

Në një deklaratë për mediat, kjo organizatë shprehet e shqetësuar lidhur me lëvizjet e fundit në frontin opozitar, duke i konsideruar si kontaminime anakronike të panevojshme.

Deklarata e plotë

Shprehim shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet në frontin e Opozitës në Shqipëri nën kryesimin e Partisë Demokratike. Adoptimi në këtë grupim të forcave politike,  platformash që cënojnë mbarëvajtjen e praktikave të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, kufizon në fakt rrezikshëm nivelin e manifestimit publik të programeve mirëfilli europianizuese.

Si Minoritet Etnik Grek kemi qenë dhe ngelemi të angazhuar në nxitjen e zhvillimeve politike në drejtimin e kristalizimit të forcave dhe programeve që kanë në epiqendër integrimin e vendit në familjen Euroatlantike dhe imunizimin e shoqërisë nga propozime anakronike nacionaliste, që vetëm se minojnë përpjekjen për kohezion social, prosperitet dhe progres të popullit shqiptar.

E çmojmë si lëvizje të panevojshme dhe të parargumentuar zhvillimin e djeshëm dhe tekstin shoqërues të marrveshjes së koalicionit reciprok. Logjika e numrave shpie në spekulime jo të shëndetshme për jetën politike. Profili politik i PD-së i lidhur me përparimin e procesit të përfshirjes së Shqipërisë në familjen Euroatlantike është cënuar nga adoptimi i axhendës që minon marrdhënien e qetë me Greqinë fqinje, mbështetës konseguent të zhvillimit real të Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Pas kësaj,  si OMONOIA i drejtohemi PBDNJ, që pas rikonsiderimit të situatës politike, të ripërcaktojë raportet e saj politike dhe të vijojë të orientojë sipas mundësisë,  politikën, në drejtimin e duhur të precipitimit të platformave sterile nga nacionalizimi shterp dhe pa argument./Ora News.tv/

 


        
 
Next Post

11 shpikjet që vërtetojnë se Japonia është në vitin 3018! (Foto)

“AIR ALBANIA”: Drejtoresha e Albcontrol, nxjerr bllof” opozitën (Video)

Majko/ Opozita, si “Këshillat e Lagjeve” të dikurshme

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In