I ftuar në emisionin “Top Talk” avokati, Spartak Ngjela e ka cilësuar presidentin, Ilir Meta si të ç’ekulibruar, ndërsa mazhorancën të pafuqishme për ta shkarkuar.
Po ashtu Ngjela ka komentuar edhe deklaratën e Metës pak orë më parë ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.
Ngjela thotë se ky është një veprim si nul, pasi vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë kolegjiale dhe jo individuale.
Pjesë nga intervista:
Dyrnjaja: Kemi një zhvillim të minutave të fundit që është padia që ka bërë Presidenti i Republikës ndaj kreut të KED, për shpërdorim detyre.
Ngjela: Vazhdon të operojë nën deviacion psikik, pse? Sepse KED-ja është organ kolegjial.
Çfarë ka kryetari? kryetari një votë ka, është organ kolegjial, mori fund.
Dyrnjaja: Pra ju thoni që është e rrëzuar kjo padi?
Ngjela: Ore thotë ligji. Pse për një vendim të kuvendit, arrestohet kryetari i kuvendit? Ore budalla, a e kuptoni tani se kë keni president?