Sali Berisha është revolucionari, që iu bëri thirrje shqiptarëve të ndiqnin shembullin rumun, e ta kthenin Tiranën si Bukureshti! Por pas tij, opozita e “Baboleve”, tshmë e ka marrë mesazhin e njeriut më të urryer në Shqipërisë, ish-komunistit legjendarë që u kthye në demokrat, mbasi përfundoi shërbesat në familjet e udhëheqësve komunist, por jo misionin…!
Duke mos patur ndonjë Babale për momentin, opozita e Baboleve ka gjetur një variant tjetër për të treguar, se edhe protestuesit rumunë protestojnë me pankarta: Ne nuk jemi Shqipëria!
Në fakt, shumica e popullit rumun, nuk e di se ku bie Shqipëria dhe ndoshta i’a kanë dëgjuar emrin me hapjen e depove dhe armatosjen e popullit me tanke, avion, nëndetëse e silura nga Berisha dhe me shpërthimin “madhështor” të madhërisë së tij, për herë të dytë në Gërdec, kur e ulën përsëri në pushtet kriminalisht kriminelat, në atë pushtet që u la me gjak dhe vazhdon të lahet me gjak, prej veprës së tij: Hapjes së depove dhe shkatërrimit të shtetit dhe ushtrisë. Ndaj mashtrimi i tyre tejet qesharak, tregon katandisjen e kesaj palaço opozite!
Fotografia që qarkullon në rrjetet sociale, e një protestueseje rumune, që mban një pankartë në duar me shkrimin: “Ne nuk jemi Shqipëria”, është e “retushuar” me photoshop, e qendisur keq, si intrigë nga ushtarët amatorë të Berishës, të kallëpit Besnik Mustafaj me shokë, që janë bërë si klloun, duke marrë përsipër të informojnë qytetarët, që edhe rumunët që janë më mirë se ne, protestojnë dhe për të na vënë gjoja në sedër.
Për ta kuptuar më mirë të gjithë lojën, mjafton të shihni të dyja fotot. Protestuesja nuk mban në duar asnjë pankartë, që ka të bëjë me Shqipërinë. Teksti është i punuar keq me photoshop dhe versioni origjinal i saj është: “Drejtësi jo korrupsion!”
Një detaj tjetër, që tërheq vëmendjen, është se protestuesja dhe protestuesit rreth saj, mbajnë veshur rroba të trasha dimri, ndërkohë që protestat zhvillohen në kulmin e verës, pra flitet për protestën e par disa viteve./Ekskluzive.al
Versioni i Besnikut të PD-së