• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Orlando Gill, heroi i Paraguait që shkëlqeu në Botëror nuk merr rrogën prej gjashtë muajsh

July 1, 2026
in Aktualitet
        
 

Orlando Gill është shndërruar në heroin e ri të Paraguait, pasi udhëhoqi kombëtaren e tij drejt një kualifikimi historik në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026. Portieri 26-vjeçar ishte vendimtar në triumfin ndaj Gjermanisë në 1/16-at, duke pritur dy penallti dhe duke fituar admirimin e tifozëve në mbarë vendin e Amerikës Latine.

Megjithatë, pas suksesit të tij në arenën ndërkombëtare fshihet një histori e vështirë. Gill aktivizohet te San Lorenzo de Almagro në elitën e futbollit argjentinas, klub ku ka përfunduar sezonin pa marrë pagë për plot gjashtë muaj.

Situata financiare e San Lorenzos vazhdon të jetë alarmante. Klubi përballet me një borxh prej rreth 67 milionë dollarësh dhe dhjetëra procese gjyqësore, ndërsa drejtuesit e rinj po punojnë për të stabilizuar gjendjen ekonomike. Pavarësisht këtyre problemeve, Gill ka arritur të përqendrohet te paraqitjet me kombëtaren, duke qenë një nga protagonistët e Botërorit.

Jeta e portierit paraguajan nuk ka qenë e lehtë as jashtë fushës. Disa vite më parë, kur luante te San Lorenzo i Paraguait, familja e tij u përball me vështirësi të mëdha financiare, ndërsa djali i tij, Lautaro, kishte probleme serioze shëndetësore. Për të përballuar shpenzimet e trajtimit, Gill u detyrua të shiste pothuajse gjithçka që zotëronte.

Bashkëshortja e tij, Melissa, ka treguar më herët se portieri shiti fanellat, atletet dhe pajisjet sportive, përfshirë edhe fanellën e kombëtares U-20, vetëm për të siguruar trajtimin e djalit të tyre.

Karriera e Gill nisi si mesfushor te Club 13 de Junio, përpara se të transferohej te San Lorenzo i Paraguait, ku më vonë u shndërrua në portier. Pas paraqitjeve në elitën paraguaiane, ai u transferua në fund të vitit 2023 te San Lorenzo de Almagro në Argjentinë, fillimisht në formë huazimi, ndërsa në janar të vitit 2025 firmosi kontratë të përhershme deri në fund të vitit 2027.

Pas debutimit me kombëtaren e Paraguait dhe paraqitjes spektakolare në Kupën e Botës, ku ndali dy penallti ndaj Gjermanisë, shumë tifozë dhe analistë kanë nisur ta krahasojnë me legjendën Jose Luis Chilavert.

Edhe pse vazhdon të përballet me pasiguri në nivel klubi, Orlando Gill po jeton momentin më të madh të karrierës së tij.


        
 
Next Post

Filloi me një orë vonesë për shkak të motit të keq, Meksika fiton 2-0 kundër Ekuadorit! Në 1/8-at ndeshet me fituesin e çiftit Angli - RD Kongo

Ana e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe! Në 1931, kur Fan Noli hyri në Amerikë, Konica njoftonte Departamentin e Shtetit: Noli ka hyrë me emër të rremë ose me pasaportë të falsifikuar!

Si e tregon historinë e filmit Duel i heshtur "Bepini"? Marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe heroit Spiro Kote i mbeti motovedeta "në dorë", kur mbërriti në port, atë e futën në burg?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In