• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paç fatin e mikut! A do e kenë Berisha dhe Meta, fatin e shokëve ish-kryeministra që përfunduan në….”efsel” pasi i “bekoi” Bushi ?!

February 7, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Ish-kryeministri kroat dy dënime me burg, ish-kryeministri i Rumanisë tentoi të vetëvritej kur mori vesh dënimin e parë, Gruevski u arratis përmes Shqipërisë pas dënimit

Shumica e ish-kryeministrave, miq të Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët kanë qenë gjithashtu kryeministra, kanë përfunduar në burg për korrupsionin. Kjo erë e luftës kundër korrupsionit në nivelet më të larta politike pritet të fryjë edhe në Shqipëri, me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme, Byrosë Kombëtare e Hetimit dhe Gjykatës Speciale. Ish-kryeministri kroat Ivo Sanader u arrestua në Austri rreth 9 vjet më parë.

Një vit pasi ishte larguar nga pushteti, në dhjetor të vitit 2010 në tentativë për t’iu shmangur hetimeve të nisura ndaj tij për korrupsion, Sanader u arrestua nga policia austriake e më pas u ekstradua në Kroaci. Nën akuzën e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin për përfitime personale, Gjykata e Zagrebit, në nëntor 2012 e dënoi ish-kryeministrin e vendit me 10 vite burg. Por nuk ishte ky i vetmi dënim për Sanader, pasi tre vjet më vonë, ai u dënua edhe me 9 vite burg.

Adrian Nastase, ish-kryeministri i Rumanisë
Adrian Nastase, ish-kryeministri i Rumanisë

Në Rumani, Gjykata e Lartë dënoi me 2 burg ish-kryeministrin Adrian Nastase për korrupsion, në vitin 2012. Nastase kishte mbledhur rreth 2.1 milion dollar fonde për fushatën e 2004 në mënyrë të paligjshme. Kur mori vesh që gjykata kërkoi burg për të, ish-kryeministri Adrian Nastase u përpoq të vetëvritet. Por dy vjet më vonë, ai u dënuan edhe me 4 vite të tjera burg, me akuzën se kishte ilegalisht disa materiale ndërtimi me vlerë qindra mijëra euro për shtëpinë e tij në Bukuresht dhe një pronë jashtë kryeqytetit rumun, në kohën që ai ishte në detyrë. Ai u akuzua dhe u dënua edhe për shantazh. Gjykata vlerësoi se dy zyrtarë rumunë e kishin ndihmuar Nastase të merrte mallra kineze për prona private në vitet 2001-2004. Gruaja e tij, Dana Nastase, u dënua tre vjet me kusht për marrëveshje të fshehtë. Çiftit i janë konfiskuar edhe 410 000 euro pasuri.

Silvio Berluskoni është një tjetër mik i Sali Berishës i dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Lartë në Itali, për shmangie taksash. Gjykata e Lartë në Itali rrëzoi mitin e “SB”, për të cilët shumëkush mendonte se ishin të paprekshëm nga drejtësia. Gjykata e Lartë në Itali e fundosi Silvio Berluskonin, i cili për të shlyer katër vite në qeli, i pastroi plehrat dhe banjot publike.

Në vitin 2018, autoritetet serbe arrestuan 80 zyrtarë dhe ish-funksionarë të lartë, pjesa më e madhe të partive opozitare nën akuzat për korrupsion, përfshirë shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Nikolla Gruevski, ish- Kryeministri i Maqedonisë
Nikolla Gruevski, ish- Kryeministri i Maqedonisë
Disa muaj më parë, Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore për dënimin e ish-Kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski me dy vjet burgim. Gruevski u shpall fajtor për rastin “Tanku” që ka bëjë me keqpërdorimet për blerjen e një makine të llojit Mercedes për rreth 600 mijë euro. Në vitin 2011, Ministria e Brendshme kishte vendosur të blejë një makinë të blinduar deri më 243 mijë euro.

Por, me insistim të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ish-ministrja Jankullovska kishte nënshkruar vendimin për blerjen e një makine tjetër, të pajisur sipas shijeve të Gruevskit, vlera e të cilës kishte arritur në mbi gjysmë milioni euro. Pas dënimit, Nikolla Gruevski u arratis përmes Shqipërisë drejt Hungarisë. Ka dyshime se Gruevski u ndihmua nga pushtetarët shqiptarë./Pamfleti


        
 
Next Post

“S’ka bir nëne që e shpëton”! “Lajthit” Kryemadhi pasi kërcasin prangat në LSI, sulmon burrin e një tjetër socialisteje

Lajmi i fundit/ Trupi i gjetur në rrënojën e aeroplanit të fundosur është i Emiliano Sala

Boksi e shpëtoi nga burgu: Historia e Joshuas që ia kalon skenarit të filmit ‘Rocky Balboa’ …

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In