• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Padia ndaj Taulant Ballës/ Gjykata e Posaçme rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës

06/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar pretendimet e Shkëlzen Berishës për hetim të Taulant Ballës për akuzën e “nxjerrjes së akteve sekrete” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Shkëlzen Berisha i kërkoi Gjykatës së Posaçme të prishte vendimin e ish-Prokurorisë për Krimet e Rënda për mosfillim procedimi penal ndaj Ballës.

Çështja u shqyrtua nga Gjykata e Posaçme për shkak të statusit si deputet që mban Taulant Balla.

Kallëzimi, fillimisht është bërë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, kjo e fundit ka shpallur në atë kohë moskompetencë, duke e kaluar në dorë të Gjykatës Penale të Tiranës. Kjo e fundit, duke qenë e paqartë në lidhje me kompetencën ia ka kaluar Gjykatës së Lartë, e ka vendosur përfundimisht mbi kompetencën.

Supremja ka vendosur që çështja të merret nën shqyrtim përfundimisht nga Gjykata e Posaçme. Balla ngriti akuzat lidhur me provat e publikuara për çështjen “CEZ” nga komisioni hetimor se Shkëlzen Berisha ka shmangur taksat dhe se pasurinë e ka vendosur si sekser. Këto deklarata të Ballës janë konsideruar shpifje nga ana e Shkëlzen Berishës.

Shtetasi Shkëlzen Berisha ka paraqitur ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, kallëzimin penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”, parashikuar nga nenet 248 dhe 295/a të K.Penal.

Nga përmbajtja e kallëzimit rezulton se, kallëzuesi pretendon se me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë nr. 30/2016 është ngritur Komisioni hetimor me objekt “Për të hetuar dhe verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të Shtetit Shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i marrëveshjes së shitjes së 76% të aksioneve, miratuar me ligjin nr. 10116, datë 23.04.2009…”, kryetar i të cilës është caktuar deputeti Taulant Balla.

Në mbledhjen e datës 15.02.2017, me cilësinë e drejtuesit të këtij komisioni, deputeti Taulant Balla me pretekstin e administrimit të dokumentacionit të nevojshëm për realizimin e objektit të punës së komisionit hetimor që drejtonte, ka administruar në kundërshtim me ligjin edhe dokumentacionin sensitiv lidhur me transaksionet bankare të kallëzuesit, në lidhje me të ardhurat dhe shlyerjen e detyrimeve tatimore nga ana e kallëzuesit.

Po ashtu në kundërshtim me ligjin ka keqpërdorur dokumentacionin e mësipërm duke e shpërndare publikisht në faqen e vet Facebook.


        
 
Next Post

Policia jep njoftimin e rëndësishëm/ Si dhe në cilat shtete mund të lëvizin shqiptarët

Kryeministri Rama prezanton projektin e ri: Parku i shtëpisë së pavarësisë??? Do jetë një oaz fantastik

Përrallat dje fillonin "na ishte njëherë", sot me "kur të vij në pushtet"!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved