• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sociale

Paga mesatare kalon 92 mijë lekë në muaj, por mbi 25% ose 1 në katër punonjës shqiptarëve nuk e “kapin” dot!

15/09/2026
in Sociale
        
 

Nga Eliza Xhediku

Paga mesatare mujore në Shqipëri, ka arritur 92.150 lekë në fund të muajit qershor, nga 83.906 lekë që ishte në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Për periudhën prill-qershor INSTAT thotë se rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimit, me 22.1%, ku duket se ka dhënë ndikim aksioni i tatimeve kundër nëndeklarimit të pagave. Pavarësisht rritjes së regjistruar në të gjithë sektorët, bujqësia e peshkimi vijojnë me rrogat më të ulëta.

PAGAT SIPAS SEKTORËVE

Bujqësia dhe peshkimi 61.224
Industria gjithsej 77.716
Ndërtimi 83.605
Tregtia; 74.715
Informacioni 143.528
Aktivitetet financiare 187.267
Pasuri të paluajtshme 96.894
Administrata publike 106.606
Arte, argëtim çlodhje; 86.209

Por përpos rritjes së pagave, e cila po nxitet edhe nga mungesat për punonjës, të dhënat më të fundit tregojnë se afro 25.8% e shqiptarëve paguhen deri në nivelin e pagës minimale.

Më pas janë 25.9% që paguhen mesatarisht nga mbi 50 mijë lekë deri në 75 mijë lekë në muaj, më tej janë 16.2% që marrin nga mbi 75 mijë deri në 95 mijë lekë. Rroga mbi 120 mijë lekë rezulton se marrin 17.1% e të punësuarve në vend.

SA PAGUHEN SHQIPTARËT?

Deri në pagë minimale 25,8%
50.001- 60.000 lekë 13,1%
60.001-75.000 lekë 12,8%
75.001-95.000 lekë 16,2%
95.001-120.000 lekë 15%
Mbi 120.000 lekë 17,1%

Bazuar në të dhënat e INSTAT rezulton se minimalisht 52% e të punësuarve nuk e arrijnë pagën mesatare të vendit. Sa i takon hendekut privat-shtet, ai vijon të jetë i lartë afro 21 mijë lekë. Paga mesatare për një të punësuar në privat është 86.094 lekë, nga 77.137 lekë që ishte në tremujorin e dytë vjet.

PAGA MESATARE NË PRIVAT

Prill-Qershor 2025 77.137 lekë
Prill-Qershor 2026 86.094 lekë
Diferenca + 8,957 lekë

Rritja në privat për këtë periudhë duket se ka qenë më e shpejtë se në shtet, pasi paga në sektorin privat është rritur me vetëm 7,565 lekë, krahasuar me vjet.

PAGA MESATARE NË SHTET

Prill-Qershor 2025 99.525 lekë
Prill-Qershor 2026 107.090 lekë
Diferenca +7,565 lekë


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved