Protesta paqësore më në fund u harrua. Vandalët e infiltruar, herë si Flamingo, herë si studentë, nuk janë të rinj në këtë punë. Janë të vjetër në zanat, nga llogoret e protestave të PD-së që ishin harruar. Por, nëse ligji do ta kishte ndëshkuar vandalizmin, ata sot nuk do të guxonin të shkatërronin qytetin e ndërtuar me mundin dhe djersën e gjithë atyre që kontribuojnë për një kryeqytet të bukur, që nga taksapaguesit e deri te pastruesi më i ri i qytetit.
Por palaçot e gjykatave shqiptare mbeten ata që janë: banda më e fëlliqur antiqeveri, antidrejtësi dhe antishtet, për t’u hakmarrë për vetingun, pagat dhe ofiqet e pamerituara që Edi Rama, me paçavuret e tij të Komisionit të Ligjeve, ua ka dhënë me shumicë.
Si është e mundur që, kur kryhen disa vepra penale — goditja e policisë për shkak të detyrës, kundërshtimi i forcave të rendit, përdorimi i mjeteve piroteknike që rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë, prishja e qetësisë publike dhe shkatërrimi i pronës, që në Kodin e Procedurës Penale janë të gjitha të dënueshme me burg — një qen gjykate apo qenushë gjyqtare guxon të shkelë ligjin duke i lënë të lirë autorët? Madje, duke e quajtur edhe arrestim të paligjshëm, kur të gjithë janë ndaluar në kushtet e flagrancës, me video dhe materiale të mjaftueshme për të justifikuar ndalimin e tyre.
Këto veprime e dekurajojnë policinë dhe inkurajojnë vandalët që maskohen si protestues. Ky është një bashkëpunim i pastër me krimin nga strukturat që vijnë erë antishtet në sistemin e drejtësisë.
Ndaj është urgjente që Policia e Shtetit, e shpërfillur dhe e akuzuar për arrestime të paligjshme, të bëjë kallëzim penal në SPAK për të gjithë gjyqtarët dhe gjyqtaret që shkelin Kodin Penal, duke ndihmuar krimin dhe duke e poshtëruar policinë si të paaftë dhe në shkelje të ligjit.
Vetëm kështu vendi mund të ndiejë se ka ligj, por ka edhe Maliq. Kjo do t’i bënte një nder të madh vendit: do ta pastronte drejtësinë nga halet, pa qenë nevoja për vetingje./Ekskluzive.al
