• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Kronike

Pamje me dron/ Flakët në Gojan të Pukës, 3 helikopterë në terren! Evakuohen tre familje! Zjarri djeg edhe masivin pyjor në Milot, banesat në rrezik

21/08/2026
in Kronike
        
 

Fshati Gojan në Pukë po përpihet nga flakët që po favorizohen nga era e fortë, siç pamjet me dron nga Report Tv tregojnë. Për shkak të rrezikut, janë evakuuar 3 familje, ndërsa është djegur edhe mulliri i fshatit.

Tre helikopterë janë angazhuar për shuarjen e flakëve, ndërsa 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 automjet zjarrfikës po mbështesin operacionin nga toka. Nga vatrat dëgjohen edhe shpërthime që dyshohet të shkaktohen nga fishekët. Po ashtu, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në terren janë angazhuar edhe 5 automjete zjarrfikëse me 19 efektivë të Zjarrfikwses Pukë dhe Fushë-Arrëz, 10 punonjës të Shërbimit Pyjor, 40 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë evakuimeve i është dhënë përparësi fëmijëve, të moshuarve dhe personave me probleme shëndetësore. Falë ndërhyrjes së strukturave në terren dhe nga ajri, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, rreziku më i madh për zonën e banuar ka kaluar, ndërsa operacioni vijon për vënien e plotë nën kontroll të situatës.

Procesi i evakuimit dhe operacioni po zhvillohen në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefekturën e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse.

Edhe masivi pyjor mbi qytetin e Milotit po digjet nga flakët që po përhapen shpejt nga bimësia e dendur, ndërsa janë në rrezik edhe banesat. Në terren ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për izolimin e flakëve.

Një vatër zjarri në Bilaj të Krujës është përhapur duke djegur disa hektarë me toka djerrë dhe një sipërfaqe me pemë. Zjarri i është afruar autostradës Thumanë-Kashar ku tymi vështirëson lëvizjen.

Në Dajt është regjistruar një riaktivizim i vatrës, ndërsa operacioni vijon me 1 helikopter, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Vatrat të tjera janë në Lufaj, Gjorm të Sipërm, Tunjë të Re, Rraja e Velës.

Gurë-Lura dhe Qafë Helmes vijojnë të mbahen nën monitorim, me situatën të stabilizuar dhe pa rrezik për zonat e banuara.


        
 
Next Post

Thaçi nga Haga për Ramën : Njeri me vlera të larta morale dhe shqiptar i fortë!

VIDEO/ Trajneri portugez i Pafos ofendon Ilir Dajën dhe të birin: Përplasja gjatë ndeshjes së Conference League

Revolucioni që s’ngjiti, paratë e shkuara dëm dhe fatura për shqiptarët!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved