Nën ethet elektorale dhe parashikimet që paralajmërojnë shkrirjen e LSI si parti, Presidenti Ilir Meta dhe shfrytëzon çdo situatë për të dhënë mesazhe të koduara kërcënuese.
Në vazhdën e paralajmërimeve për protesta anembanë vendit, Meta risjell në vëmendje qëndresën e heroit të popullit Vojo Kushi ndaj fashistëve në Kodër të Kuqe.
Teksa i shpreh mirënjohje piktorit Sali Shijaku për pasqyrimin e betejës në telajo, Meta shkruan në “Facebook”:
Qëndresa e Vojo Kushit dhe shokëve të tij ishte jashtë çdo parashikimi nga pushtuesit. Ndërsa Vojo Kushi humbi në këtë betejë shokët dhe mbeti i vetëm e pa municione, përmblodhi të gjitha fuqitë dhe kërceu si Tarzan i vërtetë mbi autoblindën e armikut duke e tmerruar pushtuesin dhe mbetur përjetë frymëzues për të gjithë shqiptarët në betejat për liri.
Gjithmonë para se të niste shokët në aksion, Vojo Kushi u thoshte: Nuk ka gjë më të madhe se t’ia falësh jetën Atdheut. Kush më bukur dhe burrërisht e bëri këtë se Vojo Kushi?