• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Parti e re nga protesta? Studentja me shami jep lajmin nga sheshi: Do të mobilizohemi të gjithë dhe do të dalim në zgjedhje…parti islame sepse feja e saj e ndalon marrjen me politikë

08/06/2026
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Në ditën e nëntë të protestës në bulevardin dëshmorët e Kombit, duket se protestuesit po arrijnë të mobilizojnë qytetarët për t’u konkretizuar në një forcë opozitare të pandikuar nga partitë aktuale politke. Në një lidhje me Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, studentja dhe aktivistja Laura Kërtalli, tha se protesta ka njohur rritje të vazhdueshme si në pjesëmarrje ashtu edhe në frymën opozitare.

“E fuqishme dhe e suksesshme. Ka pasur një evoulim nga dita e parë deri më sot duke filluar nga pakënaqësitë kundrejt projektit të Zvërnecit, por arritëm edhe me mesazhet kundrejt kryeministrit për dorëheqje. Gjëja më e rëndësishme që është realizuar nga kjo protestë është që ajo çfarë kryeministri mund të kishte pasur më tepër frikë që ka dalë haptazi propaganda e tij e 80 e kusur mandateve që gjoja ka mazhorancën në Shqipëri. Sepse ne këtu e shikojmë shumë qartë që jemi të mbledhur, që jemi një opozitë faktike, thjesht nuk jemi të organizuar në një forcë të vetme dhe do të thoja që dita ditës ka pasur rritje në numër, por gjithashtu dhe rritje në frymë. Mendoj që është një pikë kyçe që mund të konkretizohet dhe të finalizohet në një mënyrë tjetër. Unë e kam shprehur edhe në një fjalim që mbajta herën e kaluar që si studente, ne po përpiqemi që të mobilizohemi dhe po përpiqemi që të arrijmë të krijojmë një forcë opozitare që nuk është e ndikuar nga partitë politike aktuale, sepse ato vetëm kanë prishur punë”, tha studentja në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas saj hapi i parë do të jetë mobilizimi dhe organizimi i studentëve për të ndërtuar një alternativë të re opozitare.

“Kjo forcë politike do ketë disa faza që mund të vazhdojë. Si fillim duhet të mobilizohemi të gjithë studentët për ta diskutuar në një mbledhje, pra për të hedhur mendimet tona se çfarë do të bëjmë. Por duke qenë se unë kam qenë dhe më afër tyre pak a shumë e kam një ide. Është ambicioze si ide, por duke qenë se ne kemi qenë opozita më e madhe deri më sot, mendojmë që kështu mund të krijojmë dhe një forcë shumë të madhe opozitare, pse jo të transmetuar dhe të transformuar edhe në një parti politike, e cila nuk ka asnjë ndikim rrënjë të së shkuarës së komunizmit siç kanë qenë partitë për mendimin tim dhe për mendimin e shumicës së analistëve që e kanë akoma partitë aktuale në Shqipëri”, u shpreh studentja në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas studentes Kërtalli, objektivi afatgjatë është që kjo lëvizje të marrë pjesë edhe në zgjedhje.

“Të jetë një parti me ideale demokratike, e pandikuar dhe idealisht edhe të dalë në zgjedhje me Edi Ramën. Ne përderisa kemi kërkuar dorëheqjen, në qoftë se nuk realizohet me kaq ditë protesta, faktike është që vendi ka pakënaqësi dhe ne këtë do ta kërkojmë vazhdimisht. Në qoftë se nuk jemi mobilizuar tani, në një moment të dytë ne do të mobilizohemi. Kjo është e sigurt”. (A2 Televizion)


        
 
Next Post

“Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit! Një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin

Berisha "kap" protestën dhe u mbyll fjalimet qytetarëve : Punonjësi i propagandës së SHQUP: Poshtë mikrofoni! Fut militantët në turmë , përplasen me qytetarët, "misionarja" Tabaku mes protestuesve...

BE propozon Sofia Moreira de Sousa si ambasadore të re në Shqipëri

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved