“Një nga aktorët që kanë ndikuar në prishjen e sistemit ishte LSI. Për herë të parë patëm një parti në pjesë të caktuara të pushtetit që vendosi të kalojë në parti politike brenda pushtetit dhe krijoi modelin klientelist në Shqipëri,” u shpreh politologu Afrim Krasniqi, për emisionin”Me pak fjalë”, në Euronews, mbrëmjen e të enjtes.
Ai analizoi se “modeli klientelist e deformoi jo vetëm karakteristikën, por pengoi elektoratin për të dalluar se ku është dallimi midis subjekteve politike.”
LSI kuptoi se çfarë duan qytetarët, kryesisht vende pune, dhe ua afroi ato pohoi Krasniqi.
Ai u shpreh se partitë e modelit klientelist zhduken pasi u mbarojnë burimet financiare dhe ofertat për vende punë: “Në momenti që mbarojnë burimet e financimit të kësaj partie ose të këtij modeli, secila prej këtyre partive është e dështuar.”
Ky fakt, analizon Krasniqi shpjegon kurbën e ulje ngritjeve të rezultateve elektorale të LSI-së:
“Kurba e LSI-së ka shkuar nga 4 në 18 për qind dhe [pastaj] ka rënë në mënyrë të vazhdueshme. Kjo lidhet me ofertën e vendeve të punës, me ofertën e pushtetit. Dhe koalicioni me PD dhe PS këtë tregon.”
Ai u shpreh më tej se këtë mdole të LSI-së e kopjuan pastaj të gjitha partitë e vogla.”
Kjo skemë i ka shkuar për shtat partive të mëdha, por ka dëmtuar besimin e qytetarëve tek Kuvendi dhe politika në përgjithësi, tha Krasniqi.
Ai theksoi në fund se Partia Socialiste e shmangu këtë model duke zëvendësuar partitë e volga me individë të fortë dhe duke e ndarë “tepsinë” me ta në shkëmbim të votave.
Krasniqi u shpreh: “[PS vendosi] nuk do i jap pjesë partive të caktuara, por do ta shpërndaj [tepsinë] brenda individëve të fortë dhe të pasur.”