Mbyllet gjithçka dhe Partizani mund të shijojë titullin kampion pas 24 vitesh! Kukësi nuk ia ka dalë të ngushtojë diferencën pas barazimit 1-1 kundër “Demave”, në stadiumin “Loro Boriçi”. Ekipi i kuq mund të shijojë këtë barazim që ka vlerën e 3 pikëve, pasi diferenca me ndjekësit më të afërt mbetet e njëjtë.
Pjesa e parë ishte mjaft e kujdeshme për të dy ekipet, ndërsa mund të veçohet vetëm dalja nga fusha e Ardit Hilës si i dëmtuar. Në krahun tjetër, të dy trajnerët u munduan të mos pësonin mbrapa.
Në pjesën e dytë ishin vendasit që kërkuan më shumë golin dhe gjetën avantazhin me anë të sulmuesit Reginaldo. Ky i fundit realizoi një mrekulli të vërtetë nga distanca, pasi në minutën e 55′ pushoi në trekëndësh topin për 1-0. Hoxha i palëvizur nga vendi i tij