Pas 4 orë diskutimesh ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Bëhet me dije se nuk është arritur asnjë rezultat.Asnjë marrëveshje brend 31 Majit për Reformën Zgjedhore. Nuk ka mjaftuar as ndërhyrja amerikane dhe as ajo europiane për të zbutur gjuhët e palëve që të jepnin një produkt për zgjedhjet e ardhshme.
Përfaqësuesi i PD Oerd Bylykbashi ka reaguar duke sulmuar PS si bllokuese e reformës, ndërkohë që është vetë PD që nuk tërhiqet në asnjë pikë të saj.
Bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri deklaroi se opozita ka nxjerrë kërkesa të tjera
“Nuk mundet që pasi biem dakord në disa kërkesa që janë parakusht dhe me dëshmitarë ndërkombëtarë të cedohet dhe të dalë me kërkesa të tjera. Unë nesër do të informoj Kuvendin. Dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura ”
Oerd Bylykbashi:
“Pas orësh përpjekje, pavarësisht se opozita bëri propozimet e saj, PS nuk ishte e gatshme, duke synuar që të mbajë privilegjet e saj.
Opozita nuk heq dorë nga garancitë, ne jemi të gatshëm për të vazhduar punën dhe presim që PS të tregojë gatishmërinë për të gjetur konsensus.
Procesi i depolitizimit duhet të jetë i vërtetë, jo komisionerë të PS-së të maskuar. Dhe duhet të garantohet 100% identifikimi biometrik. Jemi që nesër të gatshëm ta vazhdojmë.
Biometrikja është e lidhur me administratën, janë të lidhura çështjet. Por edhe KQZ nuk mund të jetë nën kontrollin e PS-së. Kur të arrijmë në kompromis në këto çështje, edhe të tjerat janë të arritura.”
Petrit Vasili:
“Kjo nuk është një çështje pazaresh politike, bëhet fjalë për themelin e votës, dhe për një seri garancish, ku identifikimi biometrik është një nga disa garancitë.
Të dominuar nga mentaliteti i zgjedhjeve moniste të 30 qershorit kërkohet që PS ta bëjë vetë numërimin e rezultatit.
Sigurisht PS mund të ketë edhe vështirësinë e madhe se duke dalë nga gjumi parizien kryeministri, se atij nuk i interesojnë zgjedhjet në Shqipër.
Propozimet nuk sigurojnë asnjë privilegj për opozitën shqiptare, por i jep fund vjedhjes dhe manipulimit të votës.
Në rast se pranuam që të ecim drejt një depolitizimi të KZAZ-ve ky hap mund të hidhej drejt identifikimit biometrik.” Nesër do të mblidhet sërish Këshilli