• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Humor

Pas mesazhit të Ilir Metës, Karmina vendos të lexojë librin për Çurçillin

13/05/2020
in Humor
        
 

Pas mesazhit të presidentit Meta, që ka mbetur i mahnitur nga libri për Çurçillin, Karmina ka vendosur të hedhë një hap të dytë të rëndësishëm në jetë. Pas leximit të librit për jetën e Merlin Monro, ajo mori vendim të lexojë dhe librin për Çurçillin.

Në një mesazh të saj, ajo shkruan: “Kisha dëgjuar që kush lexon një libër me vlerë në jetë bëhet fanatik i atij libri dhe e shpjegon botën me atë. Dhe unë kam dash të jem fanatike e Merlin Monros dhe ta shpjegoja botën me të. Por mesazhi i Ilir Metës më hapi sytë dhe vendosa edhe unë, të lexoj një libër të dytë. E di që kjo gjë do më ndryshojë jetën dhe do më bëjë më të zgjuar, por jam e vendosur ta hedh këtë hap dhe do lexoj pikërisht jetën e Çurçillit.

Kjo, pasi ai është modeli i politikanit të djathtë që duhet të ndjekë pas dhe Zeni.

Jam e sigurtë që shumë gjëra mund mos t’i kuptoj, por dua të shikoj momente nga jeta e Curçillit, që ngjajnë me jetën e Zenit.

Jam shumë e interesuar për rininë e tij.

Si e e ka njohur gruan? A i ka ndodhur dhe atij si Zenit, ndonjë aksident teknologjik, ku kanë humbur jetën 26 vetë dhe pasaj asaj ai është ringritur, duke gjetur dashurinë e vërtetë?

Siç më kanë thënë shumë vetë që e kanë lexuar atë libër, ai ka drama të mëdha dhe besoj se duhet të ketë ngjashmëri me jetën e Zenit.

Qim Peka, që e ka dëgjuar librin nga Meta, është i vetmi që nuk e pëlqen.

Ndoshta ngaqë Çurçilli ka pas jetë korrekte dhe nuk i ka vdek ndonjë e dashur në makinë.

Në këtë pikë është e çuditshme se si një njeri aq i madh nuk ka drama të tilla në jetë.

Jam pak konfuze dhe për mesazhin që kërkon të shpërndajë Ilir Meta.

Mesazhi që Ilir Meta kërkon të shpërndajë me leximin e këtij libri, është se Çurçilli humbi zgjedhjet pasi fitoi luftën.

Dhe këtu jam pak konfuze. Zeni dhe babi i Zenit thonë që Edi Rama po e humbet luftën, dhe në këtë pikë nuk ngjan me Çurçillin.

Se po qe se pranojmë se ai do humbasë zgjedhjet, duhet të pranojmë që ai po fiton luftën.

E pyeta Zenin dhe i thashë “mos ja vlen gjë të pranojmë që po e fiton luftën”, me qëllim që të shkojmë në zgjedhje?

-Në asnjë mënyrë, tha. Më mirë një vezë sot, se një pulë mot.

Ilir Meta e bën, se do të bëjë koalicion me të.

Ndaj dhe jam e paqartë. Sidoqftë u jap fjalën që librin do ta lexoj.

Deri në zgjedhjet e 2021 duhet ta kem mbaruar.” /Tema


        
 
Next Post

Monika habit me bëmat në çift: Unë kam qenë e para kundër tyre! Ilirit ka ardhur në majë të hundës nga ndërkombëtarët, por kur shpërthen Ilir Meta...!

"Do shkoje në dasma"?! Mjeku Tritan Kalo nuk ngurron: S’do e refuzoja ftesën, por kujdes me puthjet e përqafimet

Bundesliga gati për “start”! Protagonistët ngrohin “motorët”

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved