Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, ka puiblikuar një foto nga Shqipëria, nga e cila ka mbetur i mahnitur. “”Shqipëria. Pamje e mrekullueshme”, shkruan ministri.
Ky postim i tij vjen vetëm pak ditë pas përplasjes së kryeministrit Edi Rama me ministrin gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, pasi ky i fundit tha se vitin e kaluar 50% e rasteve pozitive me COVID-19 në Gjermani erdhën si pasojë e udhëtimeve në Ballkan.
Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ramës, i cili e ka cilësuar skandal deklaratën e Spahn, duke u shprehur se nuk do të lejojë që të portretizohet si një zonë rreziku për udhëtimet e pushimeve.
Mesa duket, ky postim i ministrit Roth është bërë për të zbutur tonet mes Ramës dhe Spahn, pasi ministri gjerman i bën reklamë Shqipërisë në prag të sezonit turistik.