• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pas protestave në Ballkan fshihet dora e Rusisë!

December 12, 2018
in Aktualitet, Dosja X, Kryesore
        
 

Mediat e huaja: Pas protestave në Ballkan fshihet dora e Rusisë!

Rusia është duke organizuar një valë protestash të cilat kanë përfshirë aktualisht të gjithë Ballkanin për të sfiduar pushtetin e qeverive pro-perëndimore.

Kështu shkruan ditën e sotme një prej gazetave më të rëndësishme rumune, duke iu referuar vatrës së fundit të protestave të krijuara në rajon, në Malin e Zi.

Ditën e djeshme, disa mijëra persona pushtuan rrugët e Podgoricës, pas arrestimit të një deputeti në opozitë.

Opozita malazeze njihet për lidhjet e saj të ngushta me Rusinë, për financimet e drejtëpërdrejta nga Kremlini dhe për rolin e luajtur ndaj tentativës për grusht shteti në vitin 2016, një tentativë e sponsorizuar drejtpërsëdrejti nga GRU, Shërbimet Inteligjente Ushtarake Ruse.

Grushti i shtetit i organizuar në vendin fqinj kishte si qëllim që të pengonte Malin e Zi, një hallkë strategjike në interesat e Rusisë, që të anëtarësohej në NATO, një kauzë të mbrojtur nga demokratët sot në opozitë.

Ndërkohë, vala e protestave ka përfshirë përveç Shqipërisë, edhe Rumaninë dhe Serbinë.

Mediat rumune gjejnë lidhje të drejtëpërdrejta midis këtyre manifestimeve dhe Rusisë, me Ludovik Orban, kreun e opozitës rumune, që ka treguar në të shkuarën një qëndrim dashamirës ndaj qeverisë së Presidentit Putin.

Rumania është një vend i Bashkimit Europian dhe destabilizimi i saj do të ishte një efekt i dëshiruar në Kremlinin, për të krijuar një efekt gjithmonë edhe më të madh pakënaqësie ndaj Unionit.

Sipas shtypit rumun, gjithçka nisi me protestat e organizuara në Francë, ku pretekst për pushtimin e shesheve ishte një taksë e re mbi karburantin.

Megjithatë, Marine le Pen, liderja e partisë më të madhe në opozitë, euroskeptikëve të Frontit Popullor, ka shprehur hapur admirimin e saj për politikat e Presidentit Putin.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2017, kur Le Pen arriti një rezultat historik duke kaluar në raundin e dytë përballë Macron, në të fitoi 35% të votave, në Francë u krijua një debat i madh mbi faktin që partia e saj kishte pranuar një sponsorizim të drejtëpërdrejtë prej 9 milionë eurosh prej rusëve.

Në Shqipëri, lëvizja e nisur nga studentët së fundmi po përpiqet të uzurpohet prej partive politike.

Dyshohet që pas këtij skenari, mund të ketë gjithashtu disa “indicie” ndërkombëtare.

Një vit më parë, Partia Demokratike u përfshi në një skandal të financimeve nga parajsat fiskale. Mediat amerikane provuan se Basha kishte pranuar në fushatë një milionë dollarë sponsorizime nga disa oligarkë rusë, pasuria e të cilëve ishte fshehur në Belize dhe disa destinacione të tjera të njohura për një regjim fiskal të relaksuar, që favorizon pastrimin e parave.

Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme, Lulzim Basha refuzoi të komentonte rreth këtij skandali.


        
 
Next Post

"Unë ju pres"/ Rama studentëve: Një tjetër ditë e humbur me arsyen e mosarsyes... kështu funksionon në Klinikën e Doktorreshë Monës, në Gjumin e Lul Artistit

Studentja: Duhet të ulemi të dialogojmë, nëse ata nuk na i plotësojnë kërkesat këtu e kemi sheshin

Dorëheqja e Nikollës dhe takimi i Ramës: Opozita e çoroditur është kthyer në fabrikë "Fake News"

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In