Ka përfunduar në gjashtë Bashki procesi i numërimit të votave. Bashkia e Himarës, Belshit, Poliçanit, Libohovës, Konispolit dhe ajo e Kolonjës kanë mësuar fituesin edhe pse në shumicën e tyre pati vetëm një kandidat në garë.
Jorgo Goro është rizgjedhur për herë të tretë në Himarë me 4,209 vota. Goro kandidonte nën sigën e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane.
Në Kolonjë është shpallur fitues Erion Isai i cili ka grumbulluar 4279 vota, ose 93.37% të votave të përgjithshme. Ndërkohë Luiza Mandi ka konfirmuar veten si kryetare e Bashkisë së Libohovës. Me numërimin e 12 kutive, Mandi mori 1275 vota.Shuaip Beqiri është rikonfirmuar si kryetar i Bashkisë së Konispolit, ku nga 17 kutitë e numëruar ka siguruar 3328 vota. Gjithashtu edhe kryetari i Bashkisë së Belshit e ka rikonfirmuar postin e tij. Nga 41 kutitë e numëruara, Arif Tafani ka siguruar 6377 vota.Në Poliçan fitues u shpall kandidati i vetëm në garë Adriatik Zotkaj me 4681 vota.