Mediat dhanë lajmin se pas ngjarjes së rëndë në ish-Bllok, këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria.
Sipas informacioneve të gazetares Klodiana Lala, këngëtarja ka ikur nga Rinasi drejt një vendi të BE.
“Sipas burimeve që disponoj, këngëtarja Elvana Gjata u largua ditën e djeshme përmes Rinasit, udhëtoi drejt një vendi të BE.
Ajo konsiderohet si ‘mollë e sherrit’ e vrasjes në Bllok, por policia nuk po përjashton edhe pistat e tjera. Këngëtarja është larguar jashtë territorit të Shqipërisë.
Nuk dihet nëse vendi i BE ka qenë si vend tranzit. Prokuroria do kërkoi një tjetër dëshmi nga ajo, ndërkohë që po shihen të gjitha pistat”, tha Lala.
Por, sipas informacioneve të ekskluzive.al, gazetarja gënjen, Elvana Gjata nuk është larguar dje nga Shqipëria, por natën kur ndodhi ngjarja, drejt Gjermanisë, ku jeton motra e saj.
Madje dhe burimet se Elvana Gjata ka dhënë sqarime në prokurori rreth ngjarjes janë të dyshimta, sepse këngëtarja ka ikur drejt Gjermanisë natën, që ndodhi ngjarja, në një udhëtim të parashikuar dhe aspak të “minutës së fundit”.
Na vjen keq për Klodin, por gazetarja para së gjithash duhet t’i verifikoj një herë burimet, para se t’i deklaroj në formë thashethemi, që e zbeh shume profesionalitetin e saj./Ekskluzive.al