Sot janë nisur drejt Italisë një grup prej 30 mjekësh, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, i cili duket se ka nevojë më shumë se kurrë, si pasojë e shpërthimit të koronavirusit atje.
Përmes një shënimi në facebook, Fevziu thotë se ky nuk është vetëm një gjest solidariteti, por një detyrim historik.
Fevziu kujton eksodin masiv të shqiptarëve drejt Italisë më 1991, dhe garantimin e ushqimeve për mijëra shqiptarë përmes Operacionit Pelikan. Po ashtu edhe në 1997, 80% e Operacionit Alba, përbëhej nga ushtria italiane.
Me sa duket pasi i eshte kercenuar ministrit per Rindertimin dhe perballimin e koronavirusit Arben Ahmetaj, ka marre zemer per te rivalizuar dhe kryeministrin Edi Rama ashtu si Luli që e urdhëroi Ramën të bënte çfarë thoshte ai me këshillat e “vyera”.
Postimi i moderatorit:
Lexova qe Shqiperia po dergon ne ndihme te Italise nje kontigjent prej 30 mjekesh dhe infermieresh.
Ne momente fatkeqesish ai qe vlen me shume eshte solidariteti. I cdo lloji qofte. Por ky per ne nuk eshte vetem solidaritet, por edhe detyrim historik.
Me 1991, Italia mori persiper garantimin me ushqim te shqiptareve, madje beri edhe shperndarjen e ndihmave permes Operacionit Pelikan, se ne s’kishin mundesi; me 1997, 80 % e forces se Operacionit Alba dhe komanda e tij, perbehej nga ushtria Italiane.
Per te siguruar rendin publik qe vete ne e kishin shkaterruar; ne Shkurt te ketij viti Itali ishte donatori kryesor per pasojat e termetit.
E gjitha bota po solidarizohet me Italine. Ne nuk mund te ishim ndryshe. Solidaritet, nuk do te thote te te ndihmojne vetem kur ke nevoje, sic kemi bere ne me Italine deri me sot, por edhe t’jua kthesh ndihmen kur te tjeret gjenden keq. Nuk po flas per mbeshtetjen politike qe Italia na ka dhene historikisht.
Respekt per kontigjentin shqiptar qe gjendet sot atje.