Astrit Patozi, koordinator i Bindjes Demokratike, ka komentuar përplasjet e Presidentit Ilir Meta me mazhorancën.
Sipas Patozit, “Presidenti ka rol qesharak në këtë konflikt”.
“Në konfliktin permanent mes palëve, edhe ndërhyrja e Presidentit mungonte. Në këtë rast, është një figurë komike, pasi Presidenti është njeriu më i painteresuar për zgjedhjet. Edhe gruaja e tij është më e qetë para zgjedhjeve sesa vetë ai”, u shpreh Patozi.