• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

PD grabiti pasuritë e shqiptarëve: Berisha organizator i firmave piramidale!

August 23, 2018
in Debat
45       
 
45
Shares

Deputetët e Partisë Socialiste kanë shpërthyer ditën e djeshme me akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i takon sa i takon firmave piramidale të 1997 dhe situatës në tersi për këtë viti të mbrapshtë. Të shumta kanë qenë sulmet dhe akuzat e socialistëve në adresë të ish-presidentit të asokohe. Por më i ashpër dje është treguar deputeti i PS për qarkun e Fierit, Bujar Çela. Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetën “SOT”, ligjvënësi socialist e ndali theksin tek roli i Berishës dhe se sa ishte i përfshirë ai në firmat piramidale.

Çela u shpreh i bindur se Berisha ishte ideatori dhe organizator i firmave piramidale. Për të mbështetur akuzat e tij, deputeti socialist shtoi më tej se Partia Demokratike nën udhëheqjen e Berishës dhe shpurës së tij, ka përvetësuar pasuritë e shqiptarëve, jo vetëm gjatë vitit 1997 por edhe përgjatë gjithë kohës që Berisha ka pasur pushtet dhe ka drejtuar vendin. “Jo vetëm i përfshirë por dhe organizatore dhe garant i tyre deri në alibinë që paratë e shqiptareve janë të pastra e deri tek konkluzioni që këtë e bënë komunistët. Kur ai dhe Partia Demokratike qeverisnin e digjnin e përvetësonin, madje privatizonin çdo pasuri publike dhe me sloganin “Tokë, pronë e xanun”.

Firma piramidale fantazmë që ishin xhepi i Berishës dhe i të gjithë hajnave të tij”, deklaroi deputeti socialist i Fierit, Bujar Çela. Po si nisën firmat piramidale? Skemat piramidale në Shqipëri ishin skema Ponzi që degjeneruan rebelimin e vitit 1997. Nisën veprimtarinë e tyre së pari më 1991. I pari që hapi një firmë piramidale ishte Hajdin Sejdia, asokohe këshilltar ekonomik i kryeministrit Fatos Nano. Pasi nisi punën për ndërtimin e një hoteli në Tiranë, u largua me disa miliona dollarë. Vendi mbeti i hapur për themelet dhe për vite me radhë u njoh si Gropa e Hajdin Sejdisë.

Pas kësaj disa kreditorë u likuiduan por shumica jo. Besohet se pjesa më e madhe e shumave mbahet ndër bankat e huaja. Një tjetër firmë ishte “Sudja”. Kjo firmë u krijua në vitin 1993 nga Maksude Kadëna e njohur si Sudja, rome që kishte punuar në fabrikën e këpucëve. Kjo firmë ekzistoi në gjysmë-ilegalitet deri në vitin 1996, kur dy javë para zgjedhjeve u regjistrua tek e njëjta gjykatë dhe gjyqtare ku u regjistruan Xhaferri dhe Populli.


45       
 
45
Shares
Next Post

Tjetër lëkundje tërmeti: Nuk ka qetësi Tirana!

Pedagogu i ri i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë i jep fund jetës!

Corriere della Sera: 700 shikas të Berishës stërviten në Feken. 4 milionë $ për riorganizimin e paligjshëm të shërbimit sekret?

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In