• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

“PD i ka vrarë të gjithë edhe…”! Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’: Këtë socialist Berisha mund ta ekzekutonte në ajër, ja pse nuk e bëri!

March 31, 2021
in Blog
        
 

Analisti Frrok Çupi ka dalë me një reagim të fortë ndaj të gjithëve atyre që sulmuan shpalljen ditë zie kombëtare për vdekjen e Bashkim Finos, ndërkohë që zërat kritikë shprehen se përse nuk u veprua njësoj edhe për ndarjen nga jeta të Pjetër Arbnorit.

“Ata po çmenden nga kjo”, Kryemadhi befason me deklaratën e saj dhe ka një mesazh kryeministrin Rama: Pema që …
Komenti i plotë:

Pse këta s’e vrasin Bashkimin?

Bashkimi tani mund të quhet edhe një ‘baba’. Përderisa miqtë që i shkruajnë i thonë se ‘do të shihemi prapë në qiell’, nuk e tepron nëse thua ‘baba’. Babai është atje lart e nuk vritet

Jam çuditur hidhët kur kam lexuar nëpër rreshta disa të tjerë që i sulen.., s’e di kujt, ndoshta edhe këta i sulen hapësirës qiellore: ‘ça more, me Bashkim Finon, ditë zie kombëtare?!… Po për Pjetër Arbnorin pse nuk mbajtët?!’. I kam lexuar vetë dhe jam hidhëruar vërtet. Jo pse nuk e duan Bashkimin si ‘baba’ të kombit, por pse nuk e kemi edhe Pjetrin. Pjetrin, njeriun e pa cenueshëm, e vranë të bijtë.

Ja kaq e thjeshtë është:

Në hapësirën tonë politike nuk kemi thjesht dy parti, ose dy krahë idesh. Më duket se kemi dy grupe ‘fetare’, mes të cilave njëra e vret baballarët, ndërsa tjetra jo vetëm nuk i vret, por edhe i laton, i rikrijon, i thërret ‘papa’. Partia Socialiste, që tani prej tetë vjetësh ndodhet në maxhorancë, nuk e vrau Bashkimin; nuk ka vrarë asnjë nga të vetët. Partia Demokratike i ka vrarë të gjithë, edhe Pjetër Arbnorin; vrasjen e ka bërë rit.

Pse nuk u vra Bashkimi?

Po të ndodhte ky krim, fare lehtë mund të ndodhte në tre a katër herë. Hera e parë ishte ajo historia me helikopter, në 10 mars 1997. Bashkimi u nominua si kryeministër. Presidenti ishte në dy mendje: A për t’u larguar nga vendi, a për të gjetur një rrënjë ku të mbahej!?. Plot gëzim i tha Bashkimit me telefon nga Tirana në Gjirokastër se ‘po të dërgoj helikopter, ata rebelët mund të të vrasin’. Në atë moment Bashkimit i erdhi afër frika: Berisha mund ta vriste në ajër, ndërsa do të fajësonte ‘rebelët’. Por ia kishte nevojën ta kishte të gjallë në Tiranë… Hera e dytë ishte kur hyri në presidencë; të gjitha zyrat ishin kthyer në fjetore të luftëtarëve privat që mbronin presidentin; çdo gjë mund të ndodhte me njerëz të nxehtë. Hera e tretë- kur i zunë pritë po banditët e shtetit në hyrje të Shkodrës, maj 1997…

Por sidoqoftë, Bashkimin nuk e vrisnin të tijtë, domethënë Socialistët. Vrasja nga kundërshtari nuk quhet në këtë rast.

Po demokratët pse i vranë baballarët e vet?

Baballarët demokratë që u kositën menjëherë pas fitores së PD, në fakt, ishin kolosë; kolosë të mendimit, të guximit, të intelektualizmës. Por u qëruan nga brenda, që nga 4 dëshmorët e 2 prillit deri te Jozefina Topallli. Cila ishte arsyeja? Arsyeja vjen nga frika. Frika vjen nga posti, posti dhe frika janë bashkë që në epokën e Shekspirit ose që nga Republika Romake. Por në epokën moderne të vrasin edhe disa njerëz ‘të egjër’ që i çojnë studio më studio. Në Romën e lashtë vrasja e babait quhej ‘patricide’ (që vjen nga fjala latine ‘pater’ dhe fjala tjetër ‘suffix-cida) konsiderohej si krimi i vetëm për të cilin civilët mund të dënoheshin me vdekje.

Po pse ndodh dallimi te ne mes dy grupimeve ‘fetare’, ku njëra e kryen aktin e vrasjes së babait, ndërsa tjetra jo. Partia Socialiste, e cila e ka origjinën te Partia Komuniste, ku pa pushim janë ekzekutuar ‘baballarët’, tani nuk vret më. Kjo duket se vjen nga reflektimi; PS e ndjen se duhet ndryshuar në thelb dhe prandaj nuk vret. Ndërsa PD (feja që vret babanë) ka guximin që të zgjasë në kohë ritin e partive staliniste.

Kohët e fundit, brenda Partisë Demokratike, madje edhe mes udhëheqësve më të përkëdhelur nga Berisha, ka nisur të ligjërohet ‘vrasja e babait’, duke nënkuptuar vetë Berishën, i cili ka mbetur i vetmi ‘baba’ që i ka qëruar të gjithë të tjerët. Atëherë, çfarë është kjo? A mos vallë është aplikimi i ligjit të zhdukjes, i aplikimit mbi vetë autorin?

Po ndodh ‘patricide’, kjo duket qartë.


        
 
Next Post

Basha largon Berishën nga fushata pas kërkesës nga kompania që ka hartuar strategjinë e zgjedhjeve! Ish-kreu i PD i padëshiruar nga publiku

“Ai nuk ndalet kurrë”! Kryeministri Rama publikon spotin e PS-së që po shpërndahet me shpejtësi dhe lëshon thirrjen e fortë (Video)

Karçanaj: Rekord, mbi 20 mijë fermerë aplikuan në e-Albania për naftën falas

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In