Pas prishjes së banesave të Astrit, PD ka paditur penalisht 6 funksionarë të lartë mes tyre edhe ministrin Sandër Lleshaj.
PD ka karkuar pezullimin e tyre nga detyra me anë të kësaj padie.
Emrat e tjerë të paditur janë: Ardi Veliu, drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Niko Brahimaj Drejtori i policisë Vendore Tiranë, Ermal Kapllanaj kryeinspektor i Policisë Bashkiake Tiranë, Dallëndyshe Bici, drejtoresha e IKMT-së si dhe Garnit Korbi, inspektor i IKMT.
Padia vjen 4 ditë pas ngjarjeve të dhunshme mes policisë dhe banorëve në zonën e Astirit ku IKMT pritej të ndërhynte për shembjen e 33 objekteve.