• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

PD nuk e zotëron protestën, por tashmë e dominon atë

25/10/2026
in Blog
        
 

Nga Bjorn Runa

Establishmenti i politikës së vjetër është kthyer në forcën më të dukshme brenda revoltës së vetëshpallur si anti-establishment. Në fakt, u desh fare pak kohë nga ora kur protesta ishte thirrur që të shihej qartë se, çfarëdo që kjo protestë të ketë qenë në ditët e para të saj, Partia Demokratike është forca politike që kontrollon volumin e saj.

Vetë Berisha e sqaroi këtë një ditë më parë kur, i pyetur nëse protesta e të shtunës i përkiste PD-së apo studentëve, u përgjigj se PD kishte thirrur një protestë kombëtare në mbështetje të studentëve. “Mbështetja” ishte natyrisht vetëm maska e radhës, pasi në momentin që partia më e madhe opozitare në vend vendos të përfshihet në protestë, nuk e bën këtë për të qëndruar në periferi të saj dhe t’a lërë gjithçka në duart e amatorëve. Dhe e pamë qartë se si me të mbërritur militantët e saj në protestë, nisi dhuna.

Për këtë, një pjesë e përgjegjësisë bie edhe mbi vetë organizatorët, të cilët në emër të unitetit zgjodhën të fshinin çdo vijë ideologjike dhe ta kthenin protestën në një përzierje ku mund të hynte kushdo me çfarëdo politike. Po të kishin përcaktuar qartë se çfarë përfaqësonin dhe çfarë nuk pranonin, do të kishte qenë shumë e vështirë për PD-në të hynte brenda dhe ta kthente forcën e saj organizative në forcën dominuese të protestës.

Tani, studentët dhe protestuesit e sinqertë mund të pretendojnë me të drejtë se Berisha nuk i përfaqëson, por kjo nuk i intereson më askujt. Me interes është vetëm pyetja se kush e ka tashmë aftësinë të vendosë se si do të zhvillohet protesta në momentin që mbërrijnë kamerat e televizioneve dhe këtë e kuptuam çdo ditë e më qartë gjatë kësaj jave dhe sidomos sot, kur maskat më në fund ranë.

Mjafton të shohësh ritmin sipas të cilit ka rrahur pulsi i protestës gjatë kësaj jave. Kur Berisha hesht dhe tërhiqet, njerëzit shpërndahen nëpër shtëpi që para orës 9:00, si për t’iu treguar Flamingove se protesta nuk është më e tyrja. Ndërkaq, sapo ai i bën thirrje partisë të dalë në rrugë, temperature politike e protestës ndryshon menjëherë, siç ndryshoi sot. Kjo nuk do të thotë se ai i kontrollon të gjithë pjesëmarrësit në protestë. Ai thjesht po tregon se makineria e vjetër politike mund ta kooptojë të gjithë lëvizjen, duke u bërë e pamundur të mënjanohet prej saj.

Kjo është një problem për të gjithë ata të cilët përgjatë një jave insistuan se protesta është një revoltë autonome studentore kundër gjithë klasës së vjetët politike. Tani mund ta thonë vazhdimisht gjer në lodhje se PD nuk i përfaqëson, por nëse strukturat e saj arrijnë të mobilizojnë kontigjentin më të organizar dhe më vizibël, atëherë e gjithë përpjekja për të bërë dallime mes protestuesve të vërtetë dhe atyre të PD-së i ngjan një debati akademik, që në thelb nuk është se thotë gjë për shumicën e njerëzve.

E vetmja ironi sot ishte se në Europë protesta u thirr nga organizata të majta që kërkojnë ndryshime sistemike, ndërsa tek ne, ai që iu përgjigj me entuziazëm thirrjes për revolucion internacional ishte Sali Berisha, një politikan që është vetëshpallur konservator vitet e fundit. Me sa duket, revolucioni shqiptar ka gjetur tek PD një deparatament logjistike efikas.

Por, në njëfarë pike, protestuesit e sinqertë do të duhet të vendosin nëse fraza “PD nuk na përfaqëson” është e mjaftueshme sepse dukshëm, edhe nëse nuk i përfaqëson, PD i dominon plotësisht ata.

Ndërsa ne të tjerët mund të vuajmë edhe për disa kohë ta emërtojmë siç duhet këtë revoltë, është e qartë se Berisha i ka gjetur asaj butonin e volumit.


        
 
Next Post

“Nuk jam unë në videon intime”! Zëvendësministri Sulo padit në Prokurori publikuesit e videove të Ad Hilës, Tozaj dhe Kelmendin

Më keq se krim, është gabim

Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme! Paketë e re ligjore kundër vandalizmin si protestë në Shqipëri! Nuk ka gjykatë e prokuror që mund t'i mbroj, do paguajnë rëndë për dhunën jo për protestën

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved