Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka thënë mbrëmjen e sotme se selia blu do të bëj një marrëveshje transparente me partitë aleate, për kandidatët për deputetë.
“20% e kuotës që ka Kryesia e partisë është për kandidatët e partisë Demokratike, partitë tona aleate do të kenë një marrëveshje transparente me PD-në dhe mbi bazën e rezultateve të negociatave do të përcaktohet nëse do të kenë vend kandidatët e tyre në listat e PD-së.
Koalicioni opozitar në Shkodër dhe Shqipëri do të jetë fitues”, u shpreh Bardhi.
Nga Shkodra ku ndoqi nga afër procesin e votimit të kandidatëve për deputetë nga lista e PD, Bardhi tha se të gjithë të zgjedhurit do punojnë bashkë për të siguruar një fitore të thellë.
“Edhe në Malësi të Madhe edhe në Shkodër u konfirmuan të gjithë kandidatët.
Kjo tregon frymë bashkimi, gara e brendshme përfundoi, sot secili prej kandidatëve do të jenë të gjithë bashkë për t’i siguruar fitoren e thellë PD-së në qarkun e Shkodrës. Lista e konfirmuar sot përmban personalitete”, përmbylli.