• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, November 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

PDK kundër SHBA dhe Britanisë: Dikur e lartësonit Thaçin, sot na thoni pranojeni vendimin! Jo, ne s’e pranojmë

16/09/2026
in Debat, Diaspora
        
 

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratave të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke kundërshtuar thirrjet e tyre “që vendimi i Gjykatës Speciale të respektohet”.

Çitaku tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë pjesë e historisë së Kosovës dhe e procesit të shtetndërtimit.

Në reagimin e saj, ajo iu referua veçanërisht marrëdhënieve të Thaçit me aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar se ai kishte bashkëpunuar me ta që nga ditët e para të angazhimit politik.

Ajo ka përmendur edhe vlerësimet që, sipas saj, Thaçi kishte marrë ndër vite nga partnerët ndërkombëtarë, duke thënë se dikur ishte krahasuar edhe me presidentin amerikan George Washington.

“Paskan filluar të reagojnë aleatët historikë të Hashim Thaçit. Ata me të cilët ai punoi që nga dita e parë. Ata me të cilët, bashkë, arritëm shumë suksese e momente historike. E tash paskan filluar të na thonë: pranojeni vendimin, sepse ka apel… Faleminderit shumë. Për ju, ndoshta Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë vetëm njerëz me të cilët, në një moment të caktuar të historisë, keni bashkëpunuar. Njerëz që dikur i keni vlerësuar e lartësuar, aq sa Hashim Thaçin e keni krahasuar edhe me George Washingtonin”, tha Çitaku.

Çitaku thekson se qëndrimi i saj dhe i mbështetësve të ish-krerëve të UÇK-së është se vendimi i shkallës së parë nuk duhet të pranohet si i drejtë, pavarësisht mundësisë për apelim.

“Për ne, ata nuk janë thjesht personazhe të një kapitulli të kaluar. Për ne, ata janë pjesë e historisë sonë. Janë pjesë e themeleve mbi të cilat është ngritur shteti ynë. Janë njerëzit me të cilët lidhet një prej kapitujve më të rëndësishëm të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Çitaku.

Reagimi i saj vjen pas deklaratave të aleatëve ndërkombëtarë si SHBA dhe Britania e Madhe, të cilët kanë theksuar rëndësinë e respektimit të vendimit të Dhomave të Specializuara dhe të përdorimit të mekanizmave ligjorë për apelim.

Çitaku, megjithatë, ka bërë të qartë se nuk pajtohet me këtë qasje.

“Prandaj, shumë faleminderit për këshillat. Por jo. Ne nuk e pranojmë këtë vendim. Do ta kundërshtojmë. Do të rezistojmë. Deri në fund. Deri në liri”, ka përfunduar ajo.

Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ankese.


        
 
Next Post

"Sadushët" në delir kushtëzojnë Kuvendin! Mos votoni drafti për pagat e magjistratëve: Ju nuk mund të relativizoni Kushtetutën

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

Shqipëria, e 25-ta në botë për barazinë gjinore

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved