Në dy ditët e fundit, është regjistruar një numër i lartë të infektuarish me COIVID-19, të përqëndruar kryesisht në Tiranë.
Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për rastin e një infermieres që ka infektuar 13 kolegë të saj në QSUT.
“I është rekomanduar të izolohet, por nuk e ka zbatuar këshillën. Ka qenë papërgjegjshmëri e një individi. Nuk e dimë ku e ka marrë infeksionin. Ka shfaqur shenja të covid-it. Ndërkohë po hetohet rasti se ku mund ta ketë marrë. Personeli mjekësor nuk duhet të humbas vigjilencën”, u shpreh mjeku Pipero.