Protestuesit të cilët morën pjesë në tubimin e thirrur nga opozita i janë drejtuar banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ajo që vlen për t’u theksuar është edhe prezenca e Gazment Bardhit, i cili u është bashkuar simpatizantëve të Berishës në drejtim të rrugës “Mustafa Matohiti”.
Duke rene ne gjunje para Berishes, vetem dy dite pasi kishte dhene p[remtime te medha ne SHBA per mbeshtetje te SPAK dhe aleance te forte me Uashingyonin dhe BE.
Mësohet se kanë qenë simpatizantët ata që kanë kërkuar që Bardhi t’u bashkohet duke lëshuar thirrje.
Bardhi dhe deputetët mbështetës të tij nuk kanë marrë pjesë në tubimet e zhvilluara thuajse çdo mbrëmje pranë banesës së Berishës, që prej vendosjes së këtij të fundit në arrest shtëpiak.
Pjesëmarrja e Bardhit dhe grupimit të tij në protestën e sotme po ashtu shënoi episodin e parë në rreth 2 vite që ata i bashkohen një proteste të thirrur nga demokratët e Rithemelimit.
Qytetarët të entuziazmuar e nxiten Gazment Bardhin për të shkuar në protestën tek shtëpia e ish-kryeministrit Berisha.
Kujtojmë që sot pati tensione në Parlament, pasi deputetët e opozitës nuk u lejuan të futen në seancë plenare. Kjo solli herë pas here edhe përplasje me punonjësit e Gardës.
Madje një duzinë saliarësh brohoritën Gazi, Gazi të e ntuziazmuar për sfidën që i bëri Amerikës duke zgjedhur Saliun si version politik.