• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

Përballja e Tiranës: “Avantazhet” e Këlliçit në garën me Veliajn

October 6, 2024
in Debat
        
 

Fushata për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ka nisur me përcaktimin e drejtuesve politikë të qarqeve. Pati supriza në kampin e majtë si gjithnjë, ndërsa në kampin e opozitës asgjë e re. Të njëjtat fytyra politike pretendojnë fitore në betejë me drejtuesit e mazhorancës të przgjedhur bazuar mbi kalkulime të kujdesshme nga kryeministri Rama.

Në qarkun Tiranë do të drejtojnë fushatën për PS-në Erion Veliaj, Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu. Ndërsa në kampin tjetër, PD, është përcaktuar deri tani Belind Këlliçi. Por cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilit?

Epërsia me 60 mijë vota e Veliajt kundrejt Belind Këlliçit në Tiranë në zgjedhjet vendore të vitit 2023, është statistika më domëthenëse për të parashikuar një përsëritje të një rezultati të thellë të PS-së ndaj PD-së në zgjedhjet e vitti 2025.

Belind Këlliçi la mandatin e deputetit në vitin 2023 për të hyrë në garë me Erjon Veliajn, për një humbje të sigurt. Por, kjo nuk e ka penguar të hyjë sërish në një garë tjetër me po aq propabilitet për ta humbur. Në këtë përballje, Këlliçit i shtohet edhe kosto e PD-së që vazhdon të jetë në një kaos të brendshëm si dhe liderin në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion.

Sapo u shpall drejtues politik i Tiranës, Këlliçi deklaroi: “Akuza ndaj Berishës orkestrim nga qeveria. Akuzat janë për të dekurajuar opozitën e vendit. Berisha goditet që të dobësohet PD. Oferta e PD është shumë më e mirë sesa ajo e PS. Personat që janë nga PS janë ose kandidatë për SPAK ose hajdutë. Te asnjë drejtues politik i Partisë Demokratike nuk ka asnjë akuzë. PD mori 600 mijë vota pa logo. Kërkojmë qeveri teknike për zgjedhjet e 2025.”

Në krahun tjetër, Erion Veliaj vazhdon të ketë avantazhin si kryetar bashkie, organizimin në detaje të PS-së në çdo strukturë si dhe angazhimin e kryetares së kuvendit Elisa Spiropali dhe të ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. PS ka fituar gjashtë palë zgjedhje me rezultate të thella ndaj PD-së në dhjetë vitet e fundit.


        
 
Next Post

Rama mesazh Kurtit: Shumë të vegjël për të fjetur të qetë, nëse nuk kemi miq të fuqishëm

Protestuesi "popull deputet" Tomor Alizoti në protestë me "çantë me gur": Të hënë do thyejmë xhamat pastaj do radikalizohemi dhe rrëzojmë Qeverinë!

A ka faj Edi Rama, nëse nesër garda vret 4 protestues në Bulevard?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In