• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përdhunimi i 15 vjeçares në Mirditë, i afërmi i vajzës: Autorët janë të afërm të Lindita Nikollës

September 27, 2022
in Aktualitet, Kronike
        
 

Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia, 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolaj, i cili në muajin maj të vitit 2021-të bashkë me 4 persona të tjerë akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës, ngjarje kjo e cila tronditi mbarë opinionin publik dhe solli mjaft reagime.

Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e cila do të vendosë për fatin e të akuzuarve, teksa prej muajsh seancat gjyqësore po zvarriten për shkaqe të ndryshme. Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë kryer veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç“.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale Ardjan Gjinkolaj u arrestuan në muajin maj 2021 nga policia, pas denoncimit babait të një vajze 15-vjeçare i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Ditën e sotme në News 24 në emisionin ‘Zemër e Hapur’, foli i afërmi i familjes së vajzës së përdhunuar. Ai tregoi për mediat se ‘Gazmenti’, babai i 15 vjeçares ka vdekur nga një aksident në punë.

Familjari i babait të 15 vjeçares tha se Gazmenti i kishte thënë se ata kanë njerëz me pushtet që i mbrojnë. Njëri nga të arrestuarit sipas tij është i afërmi i kryetares së parlamentit, Lindita Nikollës.
‘Babai i 15 vjeçares vdiq tragjikisht nga një aksident në punë. Problemi i familjes në atë kohë është bërë shumë problem, por edhe pse ka kaluar 1 vit e gjys?m sot aktualisht nuk ka asnjë ndryshim, hetimet nuk kanë shkuar në fund. Qëllimi i këtyre pedofilëve ka qene që ta çojnë në Itali për prostitucion, pasi janë paguar lekë dhe kanë dashur që ta çojnë me tokë dhe jo det. Edhe avokati i çështjes për shkak të presionit është tërhequr.

Vajza është në një gjendje të rëndë ende dhe vazhdon të qëndroj brenda në shtëpi madje nuk ndjek shkollën e ka braktisur. Nëna nuk punon, vetëm djali punon dhe gjendja është katastrofike në familjen e tyre. Njëri nga të arrestuarit, nëna e tij është kushërira e parë e Lindita Nikollës, kryetares së Parlamentit. Nuk kam fuqi thoshte se ata mbrohen nga njerëz të fuqishëm dhe na kërcënojnë’, tha i afërmi i familjes.

Nuk dihet nëse personat kanë përmendur emrin e kryetares së parlamentit shqiptar, Lindita Nikolla për të frikësuar familjarët e vajzës. Moderatorja e emisionit pyeti të afërmin e familjes dhe ai u përgjigj se kështu i kishte thë babai i ndjerë i 15-vjeçares së përdhunuar në grup.

Si u zbulua abuzimi?

Babai i të miturës ka rrëfyer për mediat se ngjarja e rëndë ka ndodhur më 8 mars të vitit 2021, kur Artan Kaçorri ka shkuar dhe ka marrë 15-vjeçaren në shkollë. Sipas prindërve të vajzës, 31-vjeçari e ka marrë vajzën me zor në makinë dhe e ka droguar.

Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, dhe e ka dërguar tek Nikë Lleshi, i cili gjithashtu ka abuzuar seksualisht me të. Me anë të një videoje, ata e kanë shantazhuar vajzën e cila nga frika është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë në grup.

Ka qenë e ëma e të miturës që ka dyshuar se me vajzën diçka nuk shkonte pasi i ka gjetur një telefon ilegal i cili i qe dhuruar nga autorët. Brenda telefonit gjendeshin foto e video, me të cilat ata i bënin shantazh për të kryer marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Të arrestuarit pretendojnë se e gjithë ngjarja është inskenuar nga vajza. Rasti i përdhunimit të të miturës solli një valë protestash në vend.


        
 
Next Post

SKEDA E PASURISË/ Shuaip dhe Zhaneta Beqiri këmbanë alarmi për SPAK, vila 1 milion euro nuk deklarohet në pasurinë e ustallarëve të tenderave publik

Komisioni i Prokurimit Publik fiton çmimin ndërkombëtar: Besueshmëria në administratën publike

Edi Rama e "meriton" urrejtjen e Vjosa Osmanit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In