• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Përjashtimi i “Gruas së Azemit” dhe “Nënës së Rudinës”

June 18, 2020
in Blog
        
 

Nga Mentor Kikia

KPK vendosi ta largojë Fatmira Hajdarin nga sistemi gjyqësor. Vetë Fatmira tha se e priste këtë vendim. Po ashtu, shumë njerëz të sistemit që e njohin Fatmirën, e prisnin që ajo të ikte, pa ia ditur numrin e apartamenteve apo pasurive të tjera. Nuk di të them nëse Fatmira Hajdari ishte më shumë apo më pak e korruptuar sesa të tjerët që kanë ikur para saj.

Por ajo ishte e korruptuar dhe kjo mjafton për të qenë një model i shëmtuar i drejtësisë. Mund të pyesni se përse po ndalem tek Fatmira Hajdari, kur ka nga këta tregtarët e ligjit që janë edhe më zi se ajo.
E di, por Fatmira është një tjetër referim.

Ajo është gruaja, që çdo 12 shtator merr pjesë në një ceremoni përkujtimore të bashkëshortit që është ngritur në piedestal, edhe pse u vra për arsye jo politike. Ajo e mori karrigën e gjykatëses, karrigen me të shenjtë në strukturat e një shteti, pikërisht sepse ishte gruaja e Azemit.

Ajo bëri karrierë sërish për shkak të mbiemrit. “Gruaja e Azemit” ishte një titull më vete, që i dha asaj garanci dhe mburojë.

Dhe së fundmi, ajo është nëna e një gruaje të re, që u bë deputetë pikërisht pse ishte “Vajza e Azemit” dhe i printe deri dje një grupi deputetësh të quajtur “Opozita parlamentare”.

Edhe kjo grua, sërish nën emrin dhe “idealet” e të atit, ka marrë flamurin e luftës politike kundër qeverisë dhe opozitës jashtëparlamentare. Bërtet shpesh në podium dhe para kamerave për njerëz që s’kanë bukë të hanë dhe familje që s’kanë para për ilaçet e fëmijëve. Rudina Hajdari po përpiqet të shndërrohet në një lidere e re politike dhe si kauz ka pikërisht luftën ndaj korrupsionit. Ajo nuk e mbrojti nënën e saj, dhe mbështeti reformën.

Por sërish “Gruaja e Azemit” ia ka hapur një gropë të madhe në rrugë “Vajzës së Azemit”. Rasti i Famtirës nuk është thjeshtë rasti i një gjykatëseje të korruptuar, por rasti i abuzimit me privilegjet që të krijon një rrethanë historike, siç është vrasja e Azemit, që e bëri atë një hero.


        
 
Next Post

Do kërkojë falje Basha, Çimi i "Syrit" dhe shpura pas tyre tani?!

Aktori i Portokallisë del pozitiv me Covid-19, zbulon se ku e mori virusin

Pse Turqia e Erdogan mund të kthehet në lider për shpërndarjen e vaksinës Covid-19?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In