• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Përmbysje për zemra të forta, Argjentina bën mrekullinë në shtesë dhe eliminon Egjiptin! Messi thyen rekordin e Maradonës

July 8, 2026
in Sport
        
 

Argjentinë-Egjipt nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Dueli i 1/8-ve të Botërorit rezultoi për ‘zemra të forta’ dhe meritën më të madhe e kishte Egjiptit, që befasoi duke marrë epërsinë e dyfishtë. Në Mercedes Stadium afrikanët bënë befasinë e madhe duke marrë avantazhin në minutën e 15 me Ibrahim.

Nuk kaloi shumë dhe Argjentina fitoi një penallti të cilën Messi mori përsipër ta ekzekutonte. Megjithatë 8 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ gaboi për herë të dytë nga 11-metrat në këtë Botëror, duke vendosur dy rekorde negative. Ai u bë lojtari i parë i cili humbet dy penallti brenda një kompeticioni të Botërorit pa përfshirë ekzekutimet e 11-metërshave kur sfida përfundon në barazim pas 120 minutave, si dhe e dërgoi në 4 rekordin e penalltive të humbura të një lojtari në kampionatet botërore. Për ta nxirë më shumë situatën mendoi Ziko në pjesën e dytë. Pasi iu anulua një gol për faull në mbrojtje, i njëjti lojtar dyfishoi në minutën e 67 duke shokuar tifozët e Argjentinës në të gjithë botën, pasi ishte shumë pranë eliminimit.

Përmbysja e madhe e kampionëve në fuqi të botës do të niste në minutën e 79-të. Romero shkurtoi diferencat me kokë dhe riktheu shpresat e argjentinasve pas astit të Messi-t. Ky shërbim e bëri Messin asistuesin më të mirë në historinë e botërorëve, me 9 asist. 1 më shumë se legjenda tjetër argjentinase Diego Armando Maradona. Më të bukur situatën do ta bënte Messi që vetëm pak çaste më pas do të realizonte për të barazuar 2-2 rezultatin.

Ky gol e ngjiti në kuotën e 8 realizimeve në këtë Botëror Messin, duke udhëhequr listën e golashënuesve me 1 rrjetë më shumë se Mbappe dhe Halaand. Ajo që do ta bënte të pabesueshme këtë përballje erdhi në minutën e 91. Kur tifozët po përgatiteshin për shtesat, Lautaro Martinez asistoi për Enzo Fernandez, i cili nuk fali me kokë dhe kompletoi përmbysjen e çmendur në 3-2.

Festë e madhe te Argjentina që dy duelet e fundit ka qenë pranë eliminimit, por ia del ne ekstrem. Nervozizëm te Egjipti që ishte shumë pranë mrekullisë. Ëndrra e faronëve ndalet në 1/8-t teksa para këtij Botërori kurrë nuk e kishin kaluar fazën e grupeve. Sa i përket Argjentinës 3 herë kampione botë në fazën çerekfinale të këtij Botërori do të përballet me fituesin e çiftit Zvicër-Kolumbi.

Argjentine 3-2 Egjipt

Zhvillimet më të rëndësishme

90+2′ Përmbysje e frikshme. Fernandez shënon të 3 për Argjentinën.

83′- E pabesueshme. Argjentina barazon në harkun e 4 minuta. Messi shlyen gabimin

79′- Argjentina shkurton diferencat me kokë falë Romeros dhe rihap llogaritë në minutat e fundit.

67′- Ziko realizon sërish. Këtë herë aksioni është i rregullt. Argjentina shumë pranë eliminimit.

58′- Egjipti shënon edhe golin e dytë me Zikon, por pas rishikimit në VAR anulohet për faull në nisje të aksionit

21′- Argjentina fiton penallti, por Messi gabon dhe Egjipti mbetet në avantazh

15′- Egjipti bën befasinë. Kalon në avantazh me golin e Yasin, i cili realizon me kokë

1′- Ka nisur në Atalanta ndeshja e parafundit e fazës së 1/8-ve mes Argjentinës dhe Egjiptit.


        
 
Next Post

'E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s: Pse na thirrët kur doni kaq shumë që Argjentina të fitojë?

VIDEO/ Edhe legjendat qajnë, Lionel Messi s'i mban dot lotët pas kualifikimit të Argjentinës në çerekfinalet e Botërorit

Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In