• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përmendi “Vorioepirin” në një intervistë, Bushati bojkoton takimin me Katrugalos i shpallur “non grata” nga Shqipëria

November 24, 2018
in Aktualitet, Debat
        
 

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka bojkotuar takimin e Selanikut, i organizuar më 22 dhe 23 nëntor. Pjesë e këtij takimi, i organizuar për herë të parë nga ish-ministri grek Nikos Kotzias, janë Shqipëria, Greqia, Maqedonia dhe Bullgaria.

Mesa duket jo vetëm largimi i Kotzias, por dhe ngjarjet e fundit që pasuan ngjarjen e Bularatit, kanë çuar në këtë vendim të ministrit Bushati.

Ky është një tjetër mesazh që Tirana zyrtare i çon Athinës, prej së cilës ka kërkuar që të distancohet qartë nga ngjarja e Bularatit.

Aksionet diplomatike të Tiranës ndaj Athinës kanë qenë jo të rralla që nga ajo ditë, me thirrjen dy herë të ambasadores greke Eleni Sourani në ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë apo dhe me takimin informues me të gjithë ambasadorët e BE në Tiranë.

Ndërsa Shqipëria ka shpallur non grata 53 shtetas grek, përfshirë eurodeputeten, Eleni Theoharus, ky veprim i Tiranës dëshmon se ende pret distancimin nga qëndrimet dhe deklaratat e zyrtarëve të Athinës, një prej të cilëve vetë Katrugalos, i cili në një intervistë për median greke e cilësoi jugun e Shqipërisë Vorio-Epir.

Kryesues i takimit të djeshëm ishte Ministri i Jashtëm alternativ i Greqisë, Giorgos Katrougalos, ndërkohë që posti i ministrit të Jashtëm mbahet nga Aleksis Tsipras, njëkohësisht kryeministër i vendit.

Shqipëria është përfaqësuar në Selanik me zv/ministren e Jashtme, Artemis Dralo, ndërsa Maqedonia dhe Bullgaria janë prezantuar në nivel ministrash, me Nikola Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva.

Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë ftohur pas vrasjes së Konstandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Minoritari grek u ekzekutua nga RENEA pasi qëlloi mbi policinë dhe nuk pranoi të dorëzohej.

Takimi i Katërt i Selanikut kishte si fokus kryesor zhvillimin, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, mbi të ardhmen e Evropës, Ballkanit Perëndimor dhe rrugës së tyre drejt BE-së./Panorama


        
 
Next Post

Kosova 100% taksë për produktet serbe... zbythet deri në përgjërim Vuçiç

I pastrehu që u bë miliarder në politikë, kandidat i fortë për bordin e Bankës së Shqipërisë: Ridvan Bode dhe 3 dosjet e zeza ndaj tij

Rama: Opozita në ballë për të mbrojtur paligjshmërinë!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In