• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plani mafioz për të shkatërruar opozitën e re në Kuvend me ish-vartësin e ‘mëzatit’ të Kamzës

October 17, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Pas goditjes së grupit të Rudina Hajdarit fshihet plani për të shpëtuar Ilir Metën nga shkarkimi dhe miratimi i pazarit të radhës me reformën zgjedhore

‘Ujqërit e vjetër’ të politikës, Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama janë investuar për të shkatërruar grupin e Rudina Hajdatit në Kuvend, grup i cili është pozicionuar hapur kundër çdo pazari mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, pro ndryshimit të sistemit zgjedhor dhe pro shkarkimit të Ilir Metës, i kapur me shkelje Kushtetuese nga Komisioni i Venecias.

Rudina Hajdari, e cila ka edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, është bëtë pengesë për pazaret e pesëshes së politikës shqiptare, Berisha, Meta, Rama, Basha dhe Monika, të cilët plaçkitin dhe sundojnë vendin prej tre dekadash.

Rudina Hajdari dhe grupi i saj parlamentar që drejton është pozicionuar hapur kundër pazarit të radhës mes PD dhe PS për reformën zgjedhore, pa ndryshuar sistemin, për të vijuar sundimin. Gjithashtu, votat e grupit parlamentar demokrat, kanë qenë pro rezolutës së Kuvendit për të shkarkuar Ilir Metën.

Ky pozicion i grupit të Rudina Hajdarit ka bërë bashkë edhe një herë pesëshen e vjetër të politikës shqiptare. Ata kanë hedhur në sulm njëfarë Korab Lita, i bërë deputet rastësisht, ish-nënkryetar në Bashkinë e Kamzës, pra ish-vartës i Xhelal Mziut, i njohur ndryshe edhe si ‘mëzati’ i Bathores. Përmes tij, Berisha dhe Meta kanë shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare e grupit parlamentar demokrat, duke u emëruar në vend të saj vetë Korab Lita. Nga ana e saj, Rudina Hajdari ka deklaruar se shkarkimi është i paligjshëm dhe se ajo është kryetarja reale e grupit parlamentar. Dy deputetë që kanë firmosur për emërimin e Korab Litës kryetar, kanë tërhequr më pas firmat, duke konfirmuar pazarin dhe lojën e ndyrë në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë.

Por, ky është edhe qëllimi i pesëshes së vjetër të politikës shqiptare: Diskreditimi, përçarja dhe poshtërimi i grupit parlamentar demokrat me në krye Rudina Hajdarin dhe më pas kontrollin e grupit me anë të Korab Listës. Përmes kontrollit të grupit, Rama kërkon të plotësojë kërkesën e Bashës për largimin e Rudina Hajdarit si bashkëkryetare e komisionit të reformës zgjedhore si dhe të kontrollojë votat e tjera për miratimin e ndryshimeve. Nga ana tjetër, Berisha siguron disa vota kundër shkarkimit të Ilir Metës si Presidentit. Për të shkarkuar Metën duhet të paktën 85 vota, ku votat e opozitës së re janë vendimtare. Në këtë mënyrë, edhe Edi Rama justifikohet para ushtarëve të tij për tërheqjen nga shkarkimi i Metës./Pamfleti


        
 
Next Post
View at the valley of the river Buna and Bahcallek city from the Rozafa Castle, Shkoder, Albania.

Lexojani Macronit Marin Barletin!

VIDEO/ Basha mban fjalim: Eksitohen qytetarët... “shpërthejnë” në dritaret e motelit

Lindi pa krahë dhe prindërit e lanë në mëshirë të fatit, ndodh mrekullia me vogëlushen 2-vjeçare

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In