Gjatë diskutimeve për Reformën Zgjedhore u zhvillua një debat mes ish-deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe gazetarit Mentor Kikia ku ky i fundit shpërtheu në akuza të forta.
Pjesë nga debati:
Kikia: Ky sistem zgjedhor i kanë dhënë mundësi të futen në parlament: biznesmenë, matrapazë, tregtarë. Ky sistem zgjedhor kërkon kandidatë me para.
Bylykbashi: Jo, nuk është e vërtetë. Ky sistem kërkon shumë më pak para se të gjitha sistemet e tjera.
Kikia: Paralamenti sot është i mbushur me budallenj. T’ju vijë turp. Kemi një parlament që jemi bërë gazi i botës. Ata budallenjt janë në parlamet falë jush. Ju i keni future në lista. Deputeti duhet votuar nga populli.
Bylykbashi: Nuk e blen askush kandidaturën, siç thoni ju Kikia. Kur nuk kishte vend në parlament, ne u larguam.
Kikia: Ata që ju zëvendësuan janë në parlament nga listat tuaja. Keni vendosur në listat për deputet persona që as kryetarë lagjesh nuk dalin.